Një tjetër viktimë e prekur me Covid 19 është shënuar në qytetin e Shkodrës, edhe pse rasti nuk është deklaruar ende nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se shtetasi me inicialet M.S, 45 vjeç, i cili ka qenë i shtruar në repartin e reaminacionit në Spitalin e Shkodrës ka ndërruar jetë, mëngjesin e sotëm. Burime pranë bluzave të bardha bënë me dije se viktima ndërroi jetë në oren 4 e 30 min të mëngjesit të sotëm.
Pacienti ishte pozitiv me covid 19, dhe kishte pësuar hemoragji cerebrale, e për këtë shkak prej 5 ditësh gjendej në reanimacion. Mostra e pacientit për të bërë analizat ndaj covid është marrë mengjesin e djeshëm ku ka rezultuar pozitiv pas analizave të bëra në Institutin e Shëndetit Publik.
Ndërkohë sa i takon pacientëve të tjerë në Shkodër, mësohet se dy prej të shtruarve janë dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar pasi rezultojnë pozitiv, ndërkohë në spitalin e qytetit, ndodhet vetëm 1 i prekur me covid 19, i cili ndodhet në repartin e dializës.
Shkodra është qyteti i dytë pas Tiranës me numrin më të madh të personave të prekur nga koronavirusi, ku vetëm në 24 orët e fundit janë zbuluar 13 raste të reja, duke e ccuar numrin total të të prekurve në 70.
(E.K/Faxweb.al)