Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një galeri kromi në Tropojë ku 2 minatorë kanë humbur jetën ndërsa një i tretë ka mbetur i bllokuar brenda.
Mësohet se është shembur galeria duke sjellë edhe bilancin tragjik.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe forcat zjarrfikëse, për t’ju ardhur në ndihmë dy minatorëve të tjerë që kanë mbetur të bllokuar.
Viktima kanë mbetur Adil Dautaj dhe Afrim Zhutaj.
Njoftimi:
Tropojë/ Informacion paraprak
Më datë 19.03.2022, rreth orës 11:55, në fshatin Lajthizë është shembur një galeri, ku për pasojë ka humbur jetën një shtetas A. D., 41 vjeç, banues në Tropojë dhe dyshohet se brenda saj janë bllokuar dhe dy punonjës.
Grupi hetimore dhe ambulaca ndodhen në vendin e ngjarjes, për t’ju ardhur në ndihmë personave të bllokuar.