Është thelluar bilanci në aksidentin e ndodhur në aksin Shkodër-Velipojë. Fax News raporton se ka humbur jetën dhe vajza 5 vjeçare e viktimës Ajsel Preka. Deri më tani raportohet se nga aksidenti kanë mbetur të vdekur tre persona të një familje.
Pesë anëtarët të familjes Gjergji po udhëtonin në makinën ‘Alfa Romeo’ dhe në të ishin të pranishëm dy vajzat, djali foshnje si dhe bashkëshortja e Edmond Prekës, i cili ka humbur jetën, djali i tij 6 muajsh si dhe vajza 5 vjeçare Ajsel Preka.
Ndërkohë bëhet e ditur se bashkëshortja e viktimës Ervisa Preka si dhe vajza tjetër e çiftit Noemi Preka janë në gjëndje shumë të rëndë në spital.
Viktima po drejtonte automjetin tip Alfa Romeo. Nga të njëjtat burime raportohet se viktimat se janë banorë në Velipojë.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 7 persona, dhe 4 prej tyre raportohet se janë në gjendje kritike për jetën dhe po i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale. Personat e plagosur janë dërguar me emergjencë në në spital.
Në aksident janë përfshirë dy automjete tip ‘Fuoristradë’ dhe një tip ‘Alfa Romeo’.Aksidenti ka ndodhur në vendin ‘Velipojë Sektor’.
Po në mjetin Alfa Romeo udhëtonin edhe pjestarët e tjerë të familjes bashkëshortja shtetësja E. P. 36 vjeçe, dhe vajza A. P. 5 vjeçe, të cilat janë dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër.
Në mjetin Foristradë me targa AA292OL, me drejtues shtetasin S. M, udhëtonte dhe shtetasi N. Gj, të cilet kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër.
Ndërkohë shkak për aksidentin mund të jetë bërë sinjalistika e munguar apo mungesa e ndriçimit publik.
(M.Q/Faxweb)