Greva e urisë në Zharrëz të Fierit ka disa ditë që ka nisur, por situata te grevistët është komplituar së tepërmi.
Një prej tyre është dërguar me urgjencë në gjendje mjaft të rënduar në spital. Por pavarësisht kësaj, pjesa tjetër e grevistëve paraqiten tepër të vendosur për t’i shkuar në fund asaj. Pavarësisht se në muajin dhjetor, qeveria u premtoi atyre vlerësim të situatës, si edhe dëmshpërblim të dëmeve të shkaktuara nga “Bankers Petrolium”, ky premtim ende nuk është mbajtur. (D.D/Shuplaka)