Në ditën e shtatë të grevës së urisë në Zharëz të Fierit, një tjetër grevist është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Sipas shtabit drejtues të grevës, i sëmuri quhet Flogert Pëllumbi. Ai është i katërti grevist, që vetëm brenda ditës së sotme ka përfunduar në spital.
Grevistët e sëmurë që zakonisht marrin mjekimin dhe kthehen sërish në ambientet e grevës. Ata shprehen të vendosur t’i shkojnë nismës së tyre deri në fund, qoftë edhe të vdekur.
“Këtu në qarkun e fierit, nga Antoneta Dhima, të gjithë këta maskarenj e kriminela po tallen me ne e me fëmijët tanë. Ku është ky popull… Ne e kemi vendosur, të gjithë sëbashku këtu do vdesim.”, tha një ditë më parë një nga grevistët.
Banorët e Zharrëzës kërkojnë dëmshpërblimin e premtuar nga qeveria, pas dëmeve të shkaktuara nga kompania “Bankers”. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1082″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post