03:04 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rënia e Vllaznisë nga kategoria, shpërthen Rudi Vata: Ka lojtarë dhe drejtues që luajnë bixhoz

14:27 | 24/05/2018
në Aktualitet, Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rënia e Vllaznisë nga kategoria, shpërthen Rudi Vata: Ka lojtarë dhe drejtues që luajnë bixhoz

Ish-trajneri dhe futbollisti i Vllaznisë, Rudi Vata, ka shigjetuar drejtuesit shkodran për problemet e klubit që solli rënien nga Kategoria.

Në një lidhje direkt me emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH, ish-kapiteni i Kombëtares tregoi se rënia e Vllaznisë nuk ka qenë problem teknik.

Ai deklaroi se lojtarët e Vllaznisë janë egoistë dhe luajnë bixhoz.

“Unë mendoj që është një problem i përgjithshëm. Teknik, administrative, organizativ. Unë mendoj që Vllaznia ka pasur 2 nga trajnerët më të kampionatit shqiptar këto sezonet e fundit. Është filluar me Armando Cungun. Një shkodran i vërtetë që i njeh mirë problemet e brendshme të Vllaznisë. Ka vazhduar me një trajner kampion si Gjoka, i cili është një trajner që u shpall kampion me Kukësin.

Nuk e kuptoj si mund të jetë problem teknik kur ke 2 trajnerë të suksesshëm dhe nuk je në gjendje të bësh një skuadër kompetitive. Skuadra ka pasur lojtarë brenda që mund të funksiononte më mirë se kaq.

Aspekti financiar ka qenë mjaftueshëm i mirë. Në Shkodër ka njerëz që zgjohen nga gjumi dhe mundohen për të prishur punën dhe ekuilibrat.

Për mendimin tim te skuadra e Vllaznisë ka shumë lojtarë që janë egositë dhe që kanë probleme me veset. Kanë probleme bixhozi, probleme bastesh. Harxhojnë kohën në bixhoz. Unë me eksperiencën time kam pasur futbollistë që kanë luajtur deri në 4 të mëngjesit me letra, kur ditën tjetër kishim një ndeshje të rëndësishme ndaj Skënderbeut. Vetë zyrtarët e klubit kanë qenë bastexhinj. Si mund të marrin futbollistët shembuj nga ketë persona.

Pas ndeshjes me Kamzën, gjithë Shkodra ishte e bindur që nuk kishte mundësi të mbijetonte. Mënyra se si ka funksionuar, ka marrë atë që ka merituar.

Si zgjidhet kjo situatë? Situata zgjidhet nga një bashkëpunim miqësore dhe të ngushtë nga njerëzit profesionistë, që kanë kontribuuar në futbollin shqiptar. Nëse këta njerëz pyeten, mendoj se Shkodra ka kapacitete të mjaftueshme për futbollin shqiptar, por edhe atë europian. Varet nga vullneti, dëshirat dhe planet që ka Bashkia për të ardhmen”, u shpreh Rudi Vata.

Etiketa: Rudi Vata
Pas

Salah nuk do të prishë agjërimin për finalen e Champions-it

Para

Protesta e së shtunës, zbardhet skenari. Dihet fillimi por jo fundi…

Para

Protesta e së shtunës, zbardhet skenari. Dihet fillimi por jo fundi...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.