Për disa orë tashmë, janë duke u ndërmarrë punime intensive në “Kthesat e Murrashit” në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan, për të hapur rrugën dhe pastruar masivet e dherave e gurëve që bien pa ndërprerje nga shpati i kodrës.
Puna ka nisur për të mundësuar kalimin e sigurt të automjeteve dhe për të parandaluar çdo incident që mund të shkaktohet nga lëshimi i masivëve të dheut dhe gurëve.
Autoritetet janë në terren dhe po monitorojnë situatën për të rikthyer normalitetin sa më shpejt, duke siguruar që rruga të jetë e kalueshme për shoferët që udhëtojnë në këtë aks.