Edhe java e ardhshme do të jetë me temperatura të ulëta si ditët e fundit. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se temperaturat do të kenë rënie ditët në vijim.
Parashikimi:
Java e ardhshme, do të dominohet nga mot i kthjellët me vranësira kalimtare.
Përgjatë luginave, do të shfaqet mjegulla lokale në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.
Era, përgjithësisht do të ketë drejtim nga verilindja. Përkohësisht gjatë këtyre ditëve, do të fitojë shpejtësi. Zonat me erë më të fortë do të jenë ato bregdetare, lugina e Drinit dhe alpet.
Ndikimi i masave të ftohta, verilindore do të sjellë rënie temperaturash si në tabelë si dhe ngrica në rrugë në një pjesë të madhe të vendit.
Ju urojmë një javë të bukur!