Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, ka arritur të korrë sukses në zgjedhjet për kryetar, që u mbajtën ditën e djeshme. Ai siguroi 70% të votave nga rreth dy milionë anëtarë të partisë që e votuan.
42-vjeçari la prapa dy kandidatët e tjerë, Andrea Orlandon, aktualisht Ministër i Drejtësisë në qeverinë dhe Michele Emiliano, Guvernator i rajonit të Puglias.
“Sot nis një histori totalisht e re për PD, nis historia e një partie të re drejt së ardhmes. Do të përpiqemi të bëjmë një koalicion të madh me qytetarët e jo me partitë që nuk prezantojnë as vetveten.” , u shpreh ndër të tjera ai pas shpalljes së rezultateve të votimeve.
Në dhjetor të 2016-ës, aid ha dorëheqjen nga posti i kryeministrit pas humbjes së referendumit për ndryshimet kushtetuese. Me vendosjen në krye të PD-së, ai do të përgatisë partinë për zgjedhjet parlamentare të Majit 2018.
(XH.A/SHUPLAKA)