Tashmë jemi mësuar të dëgjojmë tekset e reperit të njohur D.u.d.a duke i kënduar drogës apo jetës së rrugës, por në jetën reale ai nuk është i tillë. Madje është shumë i lidhur me familjen e tij, veçanërisht fëmijët.
Tre fëmijët binjakë të Dudës, Geni dhe Nina, festojnë ditëlindjen dhe babi i tyre ka një urim. Reperi ka publikuar fotot e tyre në rrjetet sociale ku krahas fotos shkruan:
“Gëzuar ditëlindjen binjakët e mi të dashur Geni dhe Nina! Ju uroj më të mirat. “Ju do DADDY shumë! Krenar deri sa të vdes”.
Nga foto bie ne sy se fëmijët kanë një ngjashmëri të madhe me reperin. (S.SH/Shuplaka)
Discussion about this post