Reperi i njohur Unikkatil ka humbur këtë të enjten një ndër njerëzit e tij më të dashur. Ndërmjet një postimi në rrjete sociale ai ka bërë të ditur se babai i tij ka ndërruar jetë.
“Babai im, shpirti im, një prej njerëzve më të sinqetë që kam njohur dhe një prej arsyeve që jam kështu si jam, na la këtë të enjte. Miqtë dhe dashamirët që duan t’ia shprehin respektin dhe lamtumirën e fundit janë të mirëseardhur të hënën me 9 Dhjetor prej orës 2 deri në orën 9 në Pleasant Manor Funeral Home adresa: 575 Columbus Ave, Thornwood, NY, 10594”, ka shkruar me dhimbje reperi.
Discussion about this post