Një ditë me fat ka qenë e hëna për reperin e njohur amerikan, Post Malone, i cili është përballur me një histeri nga ndjekësit e rrjeteve sociale, pasi i shpëtoi mrekullisht një aksidenti ajror. Avioni i tij privat u detyrua të bënte një ulje emergjente, ndërsa reperi po udhëtonte për në Britaninë e Madhe për të marrë pjesë në Festivalet Reading dhe Leeds. Avioni ishte në fluturim nga Teterboro i New Jersey-t për në aeroportin e Lutonit, kur thuhet se i shpërthyen dy goma.
Mjeti devijoi udhëtimin duke bërë ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar të New York Stewart, në Newburgh.
Duke shkruar në Tëitter, Post Malone falënderoi njerëzit për lutjet e tyre, por tha se nuk mund të besonte “sesa shumë njerëz i dëshironin vdekjen”.