Njihet më së shumti për hitin “ I re pishmon“, por Lyrical Son, që një ditë më parë festoi 4 vjetorin e martesës me të shoqen Gresën, nuk e mendon ashtu në jetën reale.
Në fakt, Festim Arifi duket mëse i lumtur e me një familje tepër te shëndetëshme, ku mbizotëron harmonia.
Se cfarë dashurie ka për të shoqen, reperi e tregon me nje mesazh që në pamje të parë habit, por kur lexon brendinë, kupton se ai është mjaft I bukur dhe i ndjerë. ”Sinqerisht të dua, por ndonjëherë mendoj se duhet të të urrej sepse je më e mirë se unë. Gëzuar katër vjetorin e martesës”, shkruan ai.
Cifti ka një vajzë të vogël 2 vjece. Lyrical Son ka shijuar një sukses të qënësishëm në karriere më këngë që kanë marre miliona klikime.