Replika të ashpra kanë përfshirë Komisionin e Ligjeve aty ku është kërkuar sërish nga deputetët e opozitës, dorëheqja e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Deputeti demokrat, Klevis Balliu ka replikuar me kreun socialist të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manjën.
Replikat e plota:
Balliu: Çfarë pike more, pika ju rëntë, keni ngelë pa pika. Vetëm viza keni ju, viza…
Manja: Sa bukur këndon more!
Balliu: Ka më bilbil se ty more?
Manja: Ç’këndon more? Ty s’të ka thënë njeri punë e mbarë njëhërë një njeri në jetën tënde!
Balliu: Më jep fjalën mua, të bëj pyetjen e vazhdo!
Manja: Vazhdoni!
Balliu: Përse nuk i përgjigjeni pyetjes more! Nuk bëni gjë tjetër. Mazhorancë bojkoti, bëni memecin! Jepni llogari!
Manja: Vazhdoojmë me skedulin dhe votojmë.
Balliu: Nuk njihni teknologji tjetër ju veç drogës! Më jep ëprgjgije. A të duket normale që vëllai i ministrit të Brendshëm të merret me drogë?
Manja: për ty jam i zënë unë…(Vazhdon me ligjet: kundërshti s’ka, abstenim s’ka. Miratohet…
(F.G/Faxweb.al)
Discussion about this post