Ministri i Financave, Petrit Malaj është përplasur në Kuvend me kreun e Grupit të PD-së, Gazment Bardhi gjatë seancës parlamentare.
Petrit Malaj: Zoti Bardhi gjumë jeni mësuar të flini ju se keni vite qe flini gjumë. Nuk bëni opozitën siç duhet ta bëni. Nëse do ti referohesh medias, do të shikosh angazhimin tim që në mëngjes herët se ku ka qenë i angazhuar dhe për çfarë.
Gazment Bardhi: Unë nuk do të përgjigjem për çështjen e gjumit, se kush ishte në gjumë e pa gjithë Shqipëria. Zotrote erdhe në punë sot, duhet të kishe ardhur që në orën 08:00, por erdhe në 12., Shqetësimi që ne ngritëm, nuk ndjekim axhendën, s’je gjëkundi se nuk të njeh askush dhe nuk bën asnjë punë, kjo është e vërteta.
Je aty se të ka rekomanduar krim i organizuar, e di shumë mirë, je për të menaxhuar paratë e buxhetit të shtetit për t’ia çuar me tendera e koncesione e PPP krimit të organizuar., Je aty si ushtar i Ramës për të firmosur atë që të urdhëron Rama dhe krimi i organizuar.