14:08 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Replikë jo me Ritën, por me mendimet e Ritës

09:36 | 07/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Vëllai im dua të kryej incest me ty”, Denis Dyrnjaja-Rita Petros: Është më shumë se e neveritshme!

Nga Denis Dyrnjaja

Reagimi im i parë nuk kishte lidhje me Ritën si individ. Ndaj pas qindra mijëra komenteve, po bëj një sqarim për ata që kanë keqlexuar mesazhin tim. Rita është ashtu siç është, me fantazitë e saj, as se paragjykoj, as nuk pretendoj dhe as nuk është qëllimi im t’i ndryshoj mendimet dhe fantazitë e saj, impresionuese edhe për regjisorët më ekstremë të pornografisë botërore.

Është e lirë të mendojë të fantazojë trillet e saj kontroverso/seksuale. Deri kur këto mendime qëndrojnë brenda Ritës, nuk ka problem. Problemi nis kur fantazia e Ritës e konkretizuar në inçest dhe dëshirë të shprehur për inçest, por e kamufluar sipas autores me metaforë, del në publik. Dhe këtu nuk ka prapë faj Rita, por ata që i hapin “Portat Mediatike” mendimeve të Ritës që i thur një poezi të tërë inçestit e definon qartë dhe thotë fola për inçest, por nuk kisha parasysh inçestin (sqarimi i autores për poezinë Mallkimi i Parë).

Dhe kur them inçest ju mos kini parasysh inçestin si akt real, sugjeron Rita. Pra dezekujlibrimi logjik është i dukshëm dhe ky nuk është prapë problemi i Ritës, ajo thjeshtë mund ta ketë seriozisht ose jo, e bën për lojë, për provokim kjo nuk ka asnjë rëndësi. Edhe unë po të isha si Rita njësoj do të mendoja, por nuk jam si Rita dhe meqë s’jam si Rita sugjerova të mos merremi me Ritën fare.

Ndaj për atë që besoj se jam dhe i përkas bëra një thirrje publike për të mos i publikuar jetimet e shfrenuara të saj dhe gjithkujt si Rita. Sepse arti dhe ndërgjegjja janë të ndarë deri kur logjika nuk funksion. Kur logjika funksion dhe i jep kuptim atyre që lexon në vargjet e Ritës, vëllait i vjen rëndë të shohë të motrën e anasjelltas, sepse i del para Rita, jo si njeri por si poezi. Ndaj nuk është Rita problemi, por ajo që përfaqëson dhe përçon Rita.

Po nëse nesër një 16 vjeçar përdhunon motrën 11 vjeçe, e një tjetër prapë, e një tjetër sërish dhe fenomeni të bëhet viral se kështu u inspirua dhe karikua nga ato që shkroi dhe predikoi Rita, në fund të fundit se kështu e kuptuan ata që lexuan poezinë e Ritës, do bëjmë lajme dhe emisione për këtë skandal. Pra në mënyrë hipokrite do merremi me pasojën, jo me shkakun.

Nëse nesër ndodh një inçest nuk kemi pse të fajësojmë dhe gjykojmë protagonistët, ata janë viktima, fajtorë pa faj në aksion. Madje fajtore nuk është as Rita, as fantazitë e saj porno/tribale. Fajtorë jemi ne që i japim hapësirë dhe vëmendje mediatike të tillë individëve që në Europë dhe botë civilizimi i konsideron si mbetje ciklike. Ky është tribalizëm i mveshur me pseudomodernizim!

Vegimet dhe devijacionet psikopatiko/seksuale nuk janë art ose letërsi sido t’i argumentosh!

Etiketa: denis dyrnjaja
Pas

Juncker i intimidoi, gazetari publikon raportin e EUROPOL: Shqipëria furnizuesi kryesor me kanabis i BE-së

Para

OKB: 80% të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore në Shqipëri vijnë nga përmbytjet dhe rrëshqitja e tokës

Para
Përplasja mes deputetëve/ Salianji: Sot jemi në kushtet e emergjencës. Shalsi: Kjo nuk është katastrofë

OKB: 80% të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore në Shqipëri vijnë nga përmbytjet dhe rrëshqitja e tokës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mediat: Netanyahu shtyn vendimin për veprim ushtarak në Gaza, Hamasi largohet nga negociatat

Mbështeti të burgosurit politikë nëpërmjet një postimi në mediat sociale, arrestohet ish-kryeministri i Malit

Pas arrestimeve lidhur me incidentin në Novi Sad, mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë

Trump thotë se 2 nëndetëse bërthamore amerikane janë “më afër” Rusisë

EMRAT/ Zbulohet grupi kriminal që trafikonte kanabis drejt Greqisë. Arrestohen 2 persona në Korçë, 2 në kërkim. Ja çfarë u gjet në magazinë (VIDEO)

Dibër, dogjën mijëra hektarë sipërfaqe, arrestohen 3 persona për zjarrëvënie me qëllim

EMRI/ Vidhte vila dhe biznese në Durrës dhe Tiranë, përfundon në pranga 21-vjeçari

Një adoleshent palestinez vdes nga uria në Gaza për shkak të kufizimeve izraelite të ndihmave

Gaza, 22 të vrarë në sulmet e fundit izraelite, 12 duke pritur ndihmë humanitare

Komisarja e BE-së kërkon qasje në Gaza për të parë realitetin në terren

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.