03:24 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Republika e re” nivel i një krimi të përsëritur”, Pandeli Majko parashikon ç’e pret PD-në dhe lidershipin e saj

18:01 | 08/05/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Një ditë pas arrestimit të Haradinajt, reagon ish-kryeministri Majko: Në Francë asgjë nuk ndodh për asgjë…

Deputeti socialist Pandeli Majko, ka reaguar së fundmi përmes një shkrimi ndaj retorikës që kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përdori sot në çadër, ku pikasën fjalët “asgjësim” apo “shfarrosje”.

Përmes një shkrimi të gjatë, ai shprehet se PD po e fut vendin në një periudhë eksperimentale në prag të dhunës, në vend që të bëhej pjesë e zgjedhjeve ku do të kishte shansin të ripërtërinte përfaqësimin e saj politik.

Majko ndan mendimin se lidershipi i Partisë Demokratike, do ta kuptojë se ky vendim ishte më i gabuari. Sipas tij, kjo situatë në të cilën ndodhet partia kryesore opozitare, do ta shtyjë atë drejt dhunës dhe protagonistëve “të rinj” të saj. Deputeti Pandeli Majko shkruan se “Republika e re”, republikë e dhunës, është niveli i një krimi të përsëritur, që me dhunën nuk mund të përbëjë një alternativë politike.

Reagimi i Pandeli Majkos:

REPUBLIKA E DHUNES…

Sot e folura zyrtare e Partisë Demokratike kapërceu cdo limit. Deklaratat për “asgjësim” dhe “shfarrosje” pavarësisht kontekstit kanë shpejgim lodhjen politike të Partisë Demokratike. Ato po ngrenë shumë pikëpyetje për “terapinë” që buron nga ky lloj fjalori për stabilitetin e Shqipërisë. Opozita braktisi zgjedhjet elektorale të 18 qershorit e qartë në paqartësinë e vet. Duke ngritur mosbesimin ndaj kryeministrit në nivelin e refuzimit të sistemit politik, Partia Demokratike po e fut vendin në një periudhë eksperimentale në prag të dhunës.
Lidershipi i PD shpejt do ta kuptojë se braktisja e zgjedhjeve është vendimi më i gabuar që mund të merrte një parti politike. Paaftësia është pak për ta shpejguar strategjinë e qëndrimit të opozitës jashtë sistemit politik. Tashmë dhuna po trajtohet si e vetmja alternativë praktike për tu imponuar. Kjo është një “shkollë politike” e provuar në Shqipëri. Ajo do ta fusë vendin në një spirale krize të cilën drejtimi politik i PD po e kryen me vetdije politike. Kjo vetdije e cila barazon të ardhmen e vendit me fatet politike të individëve është gabim me pasoja të rënda. “Republika e Re” po ngre ndarje të cilat nxisin konfliktin dhe dhunën në një drejtim të panjohur për vendin.

Në këto zgjedhje ishte një rast i mirë i Partisë Demokratike që të ripërtërinte përfaqësimin e vet politik. Ky përfaqësim do të tentonte natyrshëm nga pasardhësit e shtresës së djathtë në vend. Kjo shtresë për shumë arsye në fillimet e viteve 1990-ët u përfaqësua dëshpërimisht pak. Vendet në Kuvendin e Shqipërisë në emër të së djathtës u “zunë” nga një përfaqësi politike e cila raportin me rregjimin komunist e kishte të bazuar me “pakënaqësinë”. Eshtë një dramë e të djathtës shqiptare që sërish pas 27 vitesh ajo lëshon vendet në Kuvendin e Shqipërisë për të “pakënaqurit” e së majtës… Në Republikën e kaosit që la dje komunizmi justifikimi ishte i arsyetuar. Me këndvështrimin e “Republikës e Re”, sot kjo që po ndodh është nivelin e një krimi të përsëritur karshi një shtrese që nuk meritonte këtë udhëkryq!

Ajo që pret Partinë Demokratike është e panjohur. Kjo situatë do ta shtyjë atë drejt dhunës dhe protagonistëve “të rinj” saj. Mungesa e skrupujve po bën që cmimi i të ardhmes së Shqipërisë të barazohet me dyshimet për votat që do të bliheshin në zgjedhjet e rradhës. Pamundësia për të qenë bindës ndaj atyre që shesin votën e bën të vështirë shpejgimin për atë që po vjen më pas për të gjithë. Shitja e votës dhe shitja e interesave të Shqipërisë po barazohen me një naivitet semplist që ka shpejgim vetëm motive personale.

Partia Demokratike për të fituar të tepërtën rrezikoi të nevojshmen. Nisur nga ideja se përballë kanë njerëz të dobët harruan se pala përballë nuk kishte zgjidhje tjetër për të ofruar vec dorëzimit të pushtetit në tavolinë. Kjo strategji “nukleare” për ta cuar tensionimin në maksimum që dikush të tërhiqet nxori jashtë shinave sistemin politik të vendit. Një përqasje juridike e vonuar e cila përpiqet të shpejgojë se dita e zgjedhjeve ka “rënë” po con drejt të panjohurës Partinë Demokratike. I vetmi realitet është ai i cili ka lënë “jetim” votuesit e së djathtës. Midis marrëveshjes pa nder dhe konfliktit të moralshëm Partia e Dhjetorit të 1990-ës humbi betejën për të cilën ishte krijuar nga studentët. Humbi betejën e votës. Ajo vendosi të mos jetë aty… për faj të saj!

Tani rruga e Partisë Demokratike kërkon ndricim më shumë se shpejgim. Kjo e fundit nuk ekziston. Bllokimi i zgjedhjeve që vinë ndodh vetëm me dhunë. Dhuna dhe Republika e saj nuk është alternativë politike. Përpara se të ulërasim duhet të mendojmë si të shpëtojmë vendin! Dhuna nuk është as zgjedhje dhe as zgjidhje. Sigurisht!

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: Pandeli Majkopartia demokratikereagim
Pas

Lubonja: Situata alarmante, duhet protesta nga një energji popullore

Para

“Na kanë premtuar që do vijnë edhe disa politikanë”, Pinderi tregon detaje për paradën e LGBT

Para
“Na kanë premtuar që do vijnë edhe disa politikanë”, Pinderi tregon detaje për paradën e LGBT

"Na kanë premtuar që do vijnë edhe disa politikanë", Pinderi tregon detaje për paradën e LGBT

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.