09:56 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Republika e Sorosit dhe kartelit” – Berisha zbulon para Amerikës fytyrën e vërtetë të Ramës

22:59 | 26/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Republika e Sorosit dhe kartelit” – Berisha zbulon para Amerikës fytyrën e vërtetë të Ramës

Në një intervistë ekskluzive me gazetarin amerikan Alex Newman, ish-presidenti, ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha, deklaroi se Shqipëria është kthyer në një “narko-shtet” të kapur nga krimi dhe e majta ekstreme.
Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama, të cilin e cilëson si “Ramaduro”, për lidhje me kartelet e drogës dhe për ushtrimin e një kontrolli total mbi drejtësinë dhe mediat.
Lideri Opozitar, Sali Berisha e quajti Shqipërinë “Republika e George Soros-it”, duke pohuar se reformat kushtetuese, gjyqësore dhe zgjedhore janë diktuar nga fondacioni i Soros, me mbështetjen e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Berisha paralajmëroi se modeli shqiptar po rrezikon të përhapet edhe në vendet perëndimore, dhe u bëri thirrje qytetarëve amerikanë të mbrojnë lirinë nga drejtësia e politizuar, censura dhe ekstremizmi i majtë.

Alex Newman: Mirë se vini të gjithëve në “Conversations That Matter”. Unë jam Alex Newman. Është një nder dhe kënaqësi të jem me ju. Kemi një të ftuar shumë të veçantë sot, për të folur për një rajon të botës për të cilin shumica e amerikanëve nuk mendojnë shumë shpesh. Po flas, sigurisht, për kombin e Shqipërisë. Kam qenë atje vetëm disa vite më parë – një vend interesant – dhe sot kemi të ftuar ish-presidentin e Shqipërisë. Emri i tij është Sali Berisha. Ai është një ikonë e lëvizjes antikomuniste në Shqipëri. Ai ishte presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike atje në vitin 1992, pas rënies së dukshme të komunizmit. Ai u bë një kryeministër i suksesshëm nga viti 2005 deri në 2013, dhe nën udhëheqjen e tij, Shqipëria iu bashkua NATO-s dhe u bë kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ai ka përpjekur ta afrojë Shqipërinë më pranë botës euroatlantike, nëse mund ta themi kështu – botës perëndimore, Shteteve të Bashkuara, BE-së – dhe ka bërë shumë punë edhe në rajonin më të gjerë të Ballkanit. Ka punuar ngushtë me disa presidentë amerikanë dhe ka pasur disa përplasje me Joe Biden dhe Sekretarin e Shtetit, Blinken. Do të flasim për këtë. George Soros, natyrisht, ka qenë shumë aktiv në Shqipëri. Kjo është një nga arsyet pse donim t’ju sillnim Berishën. Ai ka qenë në shënjestër të disa prej këtyre operacioneve, dhe kjo është shumë, shumë domethënëse sepse po ndodh jo vetëm në rajon, por edhe në shkallë globale.
Njerëzit i referohen Dr. Berishës me shumë emra të ndryshëm. Ka qenë në politikë, sigurisht. Më parë ishte kirurg kardiak përpara se të futej në jetën politike. Ka shërbyer si profesor dhe ka bërë shumë gjëra. Sot ai është në krye të opozitës ndaj regjimit aktual në pushtet – Partisë Socialiste në Shqipëri – e cila është në fakt pasardhëse e drejtpërdrejtë e Partisë së Punës që qeveriste Shqipërinë me dorë të hekurt gjatë kohës së komunizmit.
Ka shumë zhvillime interesante atje. Kishte disa zgjedhje shumë të dyshimta në maj të vitit 2025 që sollën në pushtet një figurë të cilën kritikët e quajnë “Ramaduro”. Emri i tij është Rama. Ai ishte kryetar bashkie i Tiranës. Sot ai akuzohet për korrupsion masiv, për trajtimin e popullit shqiptar në mënyrë shumë të ngjashme me atë që Maduro i bën popullit të Venezuelës në Venezuelë.
Dr. Berisha po i kërkon tani qeverisë amerikane që t’i shpallë këto kartele si organizata terroriste, pjesërisht për shkak të ndikimit masiv që thuhet se po dëmton vendin e tij.

Alex Newman: Dr. Berisha, mirëseerdhët në emision. Është një nder i madh që ju kemi sot me ne.

Sali Berisha: Është një kënaqësi dhe nder i madh për mua të jem me ju. Ju faleminderit shumë që më ftuat.

Alex Newman: Absolutisht. E vlerësoj shumë. Pra, Dr. Berisha, në Fox News këtë javë kishte një artikull të rëndësishëm për situatën në Shqipëri. Duket sikur po përkeqësohet me shpejtësi. Kishit disa zgjedhje të dyshimta në maj, që sollën në pushtet ish-kryetarin e bashkisë së Tiranës, individin që quajnë “Ramaduro”, që njihet si Edi Rama në Shqipëri. Dhe mesa duket, George Soros ka qenë shumë aktiv në vendin tuaj. Na tregoni çfarë po ndodh në Shqipëri dhe pse ka rëndësi për Shtetet e Bashkuara.

Sali Berisha: Nëse shikoni Shqipërinë pasi Edi Rama erdhi në pushtet, është shumë e lehtë të kuptosh që Shqipëria u bë shteti i parë dhe i vetëm narkotik në Europë. Nga ana tjetër, është republika e George Soros-it.
Më lejoni t’jua përmbledh shkurtimisht. Edi Rama erdhi në pushtet fuqimisht me banda, kriminelë dhe organizata kriminale. Por në të njëjtën kohë, origjina e tij – ai vjen nga një familje ku i ati nënshkroi për të varur njerëz në vitin 1988 për shkak të disidencës së tyre. Pse e theksoj këtë? Sepse për të, krimi është i dobishëm, i vlefshëm.
Pasi u bë kryeministër, ai forcoi jashtëzakonisht lidhjet e tij me krimin e organizuar. Në vitin 2015, Edi Rama mbolli gjithë Shqipërinë me kanabis. Dhe pasi u krijuan miliarda e miliarda dollarë nga këto plantacione, shqiptarët u hodhën në Amerikën Latine. Sot, ata drejtojnë kartelin Sinaloa në Meksikë. Drejtojnë kartele në Kolumbi, në Ekuador, në Bolivi. Ata janë ndër më të fuqishmit. Por janë shumë, shumë të lidhur me Edi Ramën. Paratë e tyre derdhen në Shqipëri.
Nëse e shikoni ekonominë, është një ekonomi tipike narkotike. Në çfarë kuptimi? Në kuptimin që prodhimi industrial po bie çdo vit. Eksportet po bien. Ndërkohë, ekonomia qëndron në 3-3.5%, për shkak të ndërtimit. Sot, vendi im ka një indeks ndërtimi tre herë më të lartë se mesatarja e ndërtimit në Bashkimin Evropian.
Në zyrën e tij, Edi Rama ka një koordinator të quajtur Ergys Agasi, i cili koordinon të gjitha aktivitetet e karteleve të drogës. Në Shqipëri, porti i Durrësit i është dhënë nga Edi Rama Kartelit Troplini, një prej më të rrezikshmëve në Europë. Rruga e heroinës nga Afganistani lindor, Turqia dhe vende të tjera, i është dhënë një karteli tjetër që quhet Karteli Teli. Kjo është një përzierje me krimin. Dhe faktikisht, krimi është më i fuqishëm se shteti.
Nga ana tjetër, Shqipëria është Republika e George Soros-it. Nëse shikoni hartën politike të planetit, nuk do gjeni ndonjë vend tjetër ku George Soros ka eksperimentuar më shumë idetë e tij të ekstremit të majtë dhe ka mbështetur më shumë se askënd tjetër Edi Ramën. Në fund të vitit 2013, OSF Albania përpiloi një dokument sekret në të cilin parashikonte:
1. Reformën kushtetuese të Shqipërisë,
2. Reformën në drejtësi të Shqipërisë,
3. Reformën zgjedhore të Shqipërisë.

Për të përfunduar këto reforma, Edi Rama dhe OSF Tirana kanë pasur mbështetje të jashtëzakonshme nga Departamenti i Shtetit.

Alex Newman: Nga Departamenti Amerikan i Shtetit, apo jo?

Sali Berisha: Po, absolutisht. Nga administrata. Dhe ata kanë pasur… Faktikisht, reforma në drejtësi solli një sistem plotësisht të kontrolluar nga ekzekutivi.
Nga ana tjetër, për qytetarët e zakonshëm nuk ka pothuajse asnjë proces gjyqësor, për shkak të stokut të krijuar nga dosjet, vakumeve dhe ndjekjes së “shtrigave” përmes vetingut, që tani e zgjat një proces deri në 20 vjet.
Por le ta marrim edhe nga një aspekt tjetër. Drejtësia u kthye në një armë në duart e Edi Ramës. Ishte një vit zgjedhor këtë vit. Tre liderë të partisë kryesore të opozitës ishin në burg, në arrest shtëpie ose në ndjekje penale, pa ndonjë fakt penal. Deputetët po ndiqen penalisht. 90% e mediave – dhe po ju them atë që kanë shkruar edhe raportet ndërkombëtare – janë të kontrolluara nga qeveria. Zgjedhjet e fundit ishin një farsë e vërtetë.
Shteti elektoral u përball me disa parti opozitare të ndjekura penalisht. Ky shtet elektoral, ose shtet partiak, përdori të gjitha llojet e burimeve – miliarda dollarë, potencial njerëzor të jashtëzakonshëm, potencial logjistik – dhe gjithashtu drogë për të blerë vota, për të kontrolluar vullnetin e popullit.
Dhe si rezultat, çfarë kemi? Si rezultat, shqiptarët po largohen nga vendi. Nga 2014 deri në 2023, 1,099,000 shqiptarë kanë lënë vendin vetëm drejt zonës Schengen, pa përfshirë këtu SHBA-në, Kanadanë, Britaninë e Madhe, Australinë dhe vende të tjera.

Ky është një narko-regjimi i mbështetur fuqimisht nga George Soros edhe sot.

Alex Newman: Është e pabesueshme. Dhe amerikanët, e di që shumica prej jush nuk mendoni për Shqipërinë në jetën tuaj të përditshme, por Shqipëria është një anëtare e NATO-s. Dhe duket për mua, të paktën si një vëzhgues i jashtëm, se po lëviz me shpejtësi drejt rikthimit në komunizëm – pikërisht ai sistem kundër të cilit amerikanët kanë luftuar për dekada me radhë, duke shpenzuar kaq shumë kohë, pasuri e jetë.
Dr. Berisha, dua t’ju pyes për një dezertor sovjetik. Nuk jam i sigurt nëse e njihni, por quhej Anatoli Golitsyn. Ai dezertoi në SHBA dhe paralajmëroi qeverinë tonë për plane afatgjata të KGB-së për të krijuar operacione dezinformuese që do të çonin Perëndimin të besonte se komunizmi ishte zhdukur, se Perëndimi kishte fituar dhe se nuk kishte më për çfarë të shqetësohej.
Dhe një nga gjërat që ai paralajmëroi – dhe ai flet shumë për Shqipërinë në librat e tij New Lies for Old dhe The Perestroika Deception – ishte se partitë ish-komuniste përtej Perdes së Hekurt do të riemëroheshin, do të rindërtoheshin dhe do të qëndronin në pushtet. Udhëheqësi i Shqipërisë sot, pas këtyre zgjedhjeve të dyshimta, zoti Edi Rama, është në fakt udhëheqësi i Partisë Socialiste – e cila është pasardhësja direkte e Partisë së Punës që qeveriste Shqipërinë gjatë komunizmit.
A mendoni se Shqipëria është në rrezik për të rënë sërish nën një tirani komuniste në këto rrethana? Dhe çfarë do të thotë kjo për NATO-n? Çfarë do të thotë kjo për botën perëndimore?

Sali Berisha: Pajtohem plotësisht me atë që parashikohet.

Në vitin 1991, Jim Baker vizitoi Shqipërinë. Unë isha vetëm tre-katër muaj në politikë. Ai më bëri një pyetje:
“Sali, a ka vdekur komunizmi?”
Unë i thashë:
“Zoti Sekretar, pluhuri i tij është shumë toksik, dhe vazhdon të mbetet.”
Unë mendoj, ashtu siç ma parashtruat pyetjen, që themeli është regjimi i mëparshëm. Por nxitja e re, ushqimi i ri ishte George Soros – i cili mbështeti më shumë se kushdo tjetër komunistët e vjetër, ish-sigurimsat, OJF-të e ish-Sigurimit dhe OJF-të komuniste.
Fatkeqësisht, kjo e majtë ekstreme ka përparuar shumë edhe brenda vetë Shteteve të Bashkuara. Shihni – dje apo sot lexova se një person i së majtës ekstreme do të bëhet kryetar i Bashkisë së Nju Jorkut. Dhe kjo është një lajm i tmerrshëm për ne dhe për vende të tjera.
Kështu që unë besoj se e majta ekstreme po rilind, jo vetëm në vendet ish-komuniste, por në shumicën e vendeve. Dhe kjo është shumë alarmante.
Alex Newman: Po, është shumë alarmante. Dhe po, ajo që po ndodh në Nju Jork – mendoj se shumë amerikanë jashtë Nju Jorkut e shohin këtë dhe thonë “Wow”.

Alex Newman: Dr. Berisha, kemi vetëm edhe pak minuta në dispozicion. Jam kurioz: çfarë mendoni se duhet të bëjnë Shtetet e Bashkuara, veçanërisht qeveria amerikane – administrata Trump – me gjithë këtë informacion?

Dhe keni të drejtë, kjo nuk është vetëm në Shqipëri. Po ndodh edhe në shumë vende të tjera. Po shohim përparim shumë domethënës të aleatëve të George Soros-it në gjithë botën – jo vetëm në Evropë, por edhe në Amerikën Latine.
Çfarë duhet të bëjë qeveria amerikane përballë këtij problemi dhe kërcënimi të madh ndaj lirisë në mbarë botën?

Sali Berisha: Mendoj se ruajtja e agjendës së lirisë është jetike.

Sa i përket Shqipërisë, ka disa hapa të parë. Përshëndes mesazhin që Departamenti Amerikan i Drejtësisë i dërgoi kësaj qeverie për të luftuar kartelet. Por kjo qeveri, për të luftuar kartelet, duhet të luftojë veten, sepse është pothuajse e njëjtë me kartelet e zeza.
Këmbëngulja për zgjedhje të lira dhe të ndershme është me rëndësi themelore. Fatmirësisht, këtë herë, këto zgjedhje nuk u njohën (nga SHBA). Megjithatë, mendoj se meritojnë një vëmendje më të madhe dhe një qëndrim të qartë dhe të kristaltë, sepse ishin farsë dhe nuk përfaqësojnë vullnetin e popullit.
Lufta ose qëndrimi kundër një drejtësie të politizuar dhe të armatosur – ju keni Alec Bragg në Nju Jork; ne kemi prokurorin tonë, identik – i cili nuk bën gjë tjetër veçse ndjek kundërshtarët politikë.
Por nëse një komb nuk çlirohet nga drejtësia e politizuar dhe e armatosur, ai do të bjerë në diktaturë – më herët apo më vonë. Kjo është përvoja jonë e madhe.
Ne kemi pasur drejtësi në diktaturë, por drejtësia në diktaturë ndëshkonte kundërshtarët politikë, por edhe kriminelët e zakonshëm. Çfarë po ndodh sot? E njëjta gjë.

Alex Newman: Dhe mendimi juaj përfundimtar, Dr. Berisha, Profesor Berisha, për popullin amerikan.
Cili është këshilla juaj për amerikanët në këto kohë? Keni të drejtë në lidhje me armatosjen e Departamentit të Drejtësisë dhe sistemit të drejtësisë – madje edhe këtu në SHBA, edhe pse jo në atë shkallë si në Shqipëri.
Po cilat janë këshillat tuaja për amerikanët: si të mbrojnë lirinë në vendin e tyre përballë ngritjes së kësaj të majte ekstreme dhe operacioneve të njerëzve si George Soros që duan të gërryejnë vlerat tradicionale demokratike?

Sali Berisha: Nuk ka armik më të madh për qenien njerëzore sesa ata që promovojnë dhe armatosin drejtësinë, censurën dhe ideologjitë post-marxiste mbi gjininë, etj.
Këto kanë pasur pasoja të tmerrshme negative në të gjithë botën. Dhe unë shpresoj që Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë – dhe që populli amerikan do të qëndrojë – si njerëz të lirë, përballë këtyre fenomeneve që përfaqësojnë të majtën ekstreme të vërtetë dhe rrezikun e vërtetë për lirinë.

Alex Newman: Absolutisht. Dhe, Dr. Berisha, a ka ndonjë vend ku njerëzit mund të mësojnë më shumë? A jeni aktiv në rrjetet sociale? A ka ndonjë vend ku njerëzit mund të ndjekin zhvillimet në Shqipëri nëse duan të qëndrojnë të informuar?

Dr. Berisha: Jam shumë aktiv në Facebook dhe TikTok. Këto janë më të përdorurat. Jam edhe në X (ish-Twitter), por më pak aktiv atje.

Alex Newman: Shumë mirë. Pra, miq, shpresoj që do ta ndiqni Dr. Berishën. Kjo është një çështje e rëndësishme.
Dr. Sali Berisha, ju falenderoj shumë që u bashkuat me ne sot. Ju falenderoj për ndarjen e këtij raporti alarmant nga Shqipëria.
E vlerësojmë shumë që ishit me ne sot dhe ndatë këtë informacion thelbësor.

Sali Berisha: Ju faleminderit shumë. Ishte një rast i shkëlqyer për mua që të paraqisja këtë situatë të tmerrshme në vendin tim, i cili tani udhëhiqet nga një narco-diktator i quajtur Ramaduro, apo Edi Rama.

Alex Newman: Miq, është shumë alarmante, apo jo? Dhe nuk është vetëm Shqipëria. Shqipëria është një nga shumë kombet që përballen me të njëjtat lloj kërcënimesh. Ato mund të jenë më përpara në këtë rrugë sesa vende të tjera – përfshirë edhe tonin.
Por kjo të shërbeftë si paralajmërim: liria duhet të mbrohet vazhdimisht.
Dr. Sali Berisha, ish-kryeministër dhe ish-president i Shqipërisë, edhe një herë ju faleminderit që ishit me ne sot. Shpresoj të na mbani të informuar dhe të flasim sërish së shpejti.
Sali Berisha: Ishte një nder dhe kënaqësi e madhe për mua. Ju faleminderit për ftesën.
Alex Newman: Absolutisht. Faleminderit shumë.
Ju, zonja dhe zotërinj, ju falenderoj që na ndoqët. Ju inkurajojmë të ndani këtë informacion me përfaqësuesit tuaj të zgjedhur, me miqtë tuaj, me liderët e komunitetit.
Edhe një herë, një paralajmërim i fuqishëm nga ana tjetër e botës, por që duhet ta marrim seriozisht.
Faleminderit që na ndoqët. Unë jam Alex Newman. Ky është “Conversations That Matter” për The New American.
Deri herën tjetër, Zoti ju bekoftë të gjithëve.

https://www.swisstransfer.com/d/5c5a59f2-2dc4-4e0a-ab93-13cace5c7ba7

Pas

Banorët e Ksamilit përballë flakëve, zjarrfikësja s’mund të hyjë nga mungesa e rrugëve

Para

SHBA-Izrael me qëndrim të përbashkët: Irani duhet të dorëzojë uraniumin

Para
SHBA-Izrael me qëndrim të përbashkët: Irani duhet të dorëzojë uraniumin

SHBA-Izrael me qëndrim të përbashkët: Irani duhet të dorëzojë uraniumin

 



Të Fundit

Samiti i BE-së: Sanksionet ndaj Rusisë zgjaten, por pa ashpërsim të mëtejshëm

Akuzohet në Itali, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Vaun e Dejës, 23-vjeçari.

Situata nga zjarret në jug, Forcat Ajrore kontrolle me dronë në zonat e prekura

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, vizitoi Universitetin e Kalabrisë për të nderuar veprën e profesorëve dhe studiuesve të gjuhës shqipe në këtë universitet në 50-vjetorin e krijimit të Katedrës dhe Laboratorit të Albanologjisë.

Vijon kriza humanitare dhe uria në popullatë, SHBA 30 milionë dollarë për ndihma në Gaza

Lëkundje tërmeti në Tiranë

Shpërthim në një dyqan në Fushë-Krujë dëme materiale, Policia në kërkim të autorit

Kosova me indeksin më të ulët të paqes dhe ekonomisë në rajon, përkeqësohet Shqipëria

Sot mbahet vazhdimi i 38-të i seancës për konstituimin e Kuvendit

Rinumërimi drejt fundit në Tiranë: Humbje votash për partitë kryesore, priten rezultatet përfundimtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.