Presidenti Donald Trump ka një portret të pazakontë të varur në Shtëpinë e Bardhë. Detaji interesant u zbulua nga shikuesit me sy të mprehtë të intervistës së tij “60 Minuta”, të dielën, të cilë vunë re një portret në murin e Trump, i ulur në tryezë me ish-presidentët e tjerë republikanë, përfshirë Abraham Lincoln, Ronald Reagan dhe Richard M. Nixon.
Portreti është një nga shumë imazhet presidenciale të krijuara nga Andi Tomas, i cili ka pikturuar demokratët dhe republikanët. Ai i tha për Time këtë vit që ai e konsideron veten një përkrahës të pavarur që mbështet Reagan dhe ish-presidentin Bill Clinton.
“A do të përfundojë ai duke shkruar në histori si një republikan i madh apo si një anomali? Pra, është interesante. E vendos vetëm në tavolinë, pak a shumë në qendër të vëmendjes. Do ta lejojmë historinë të vendosë. Ose le të vendosin njerëzit. Nuk më takon mua”, tha ai.
Ndaj edhe përdoruesit e rrjeteve sociale nuk kanë ngurruar të bëjnë humor me pikturën që Trump ka zgjedhur të vendosë në zyrën e tij.
Discussion about this post