Republikanët e lartë kanë hedhur poshtë sugjerimin e Presidentit Donald Trump që të shtyhen zgjedhjet presidenciale të Nëntorit. Mitch McConnell dhe Kevin McCarthy hodhën poshtë idenë.
Trump nuk ka autoritetin për të shtyrë zgjedhjet, pasi çdo vonesë do të duhej të aprovohej nga Kongresi. Më parë, presidenti sugjeroi që të shtyhet votimi për shkak të mashtrimeve të mundshme me postë elektronike, megjithëse nuk dha prova.
Ai theksoi që njerëzit të “votojnë siç duhet, dhe në mënyrë të sigurt”.
“Me votimin universal me postë (jo votimi në mungesë, i cili është i mirë), zgjedhjet 2020 do të jenë më të pasaktat dhe më të padrejtat në histori. Do të jenë turp i madh për SHBA-në. Shtyrja e zgjedhjeve derisa njerëzit të mund të votojnë siç duhet dhe sigurt?”, shkroi Trump në Twitter.
Sfdiues i tij në zgjedhjet e nëntorit është kandidati i Partisë Demokratike, Joe Biden.