Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se gjatë natës ka pasur reshje dëbore në zonën veriore dhe në zonën juglindore të vendit si në Dardhë dhe Voskopojë.
“Në Rajonin Verior në akset Bajram Curri-Valbonë, Ura e Zapodit-Shishtavec, Pukë-Fushë Arrëz-Kalimash, Kukës-Bushtricë, Kukes-Krumë, Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh, Bogë-Theth, Qafë Mali -Fierzë, Ura Bujan-Qafë Morinë gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet të lartë, mjetet borëpastruese kanë vijuar punën pa ndalur”, bën të ditur ARRSH.
Sipas ARRSH, qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset kombëtare.
ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore.