Aksi nacional i Llogarasë është hapur në orët e mbrëmjes së sotme pas reshjeve intensive të dëborës.
Borëpastrueset kanë bërë të mundur hapjen e aksit, i cili u bllokua për disa orë për shkak të dëborës.
Kalimi mund të bëhet vetëm me zinxhirë. Në Qafën e Llogarasë, trashësia e dëborës i ka kaluar 40 cm.
Reshjet intensive të dëborës kanë bllokuar totalisht këtë aks si nga ana e Dukatit ashtu edhe nga ana e Palasës, por që disa orë më vonë, aksi u zhbllokua.
Moti i keq është rikthyer thuajse në të gjithë territorin e vendit tonë këtë të hënë, ndërsa meteorologët parashikojnë reshje dëbore në pjesën më të madhe të vendit. (A.R/SHUPLAKA)