Fax News informon se lartësia e borës në Tunelin e Kalimashit është 35 cm, në Shishtavec 25 cm, në Qafë Morinë 20 cm, në Fierzë 10 cm dhe në Valbonë 1 m.
Në qytete lartësia e borës Kukësi 10 cm,B.Curri 25 cm e Kruma 8 cm.
I gjithë Qarku ka marrë energji elektrike me përjashtim të Njësisë Administrative Bushtricë të Bashkisë Kukës e disa fshatrave të Njësisë Administrative Bytyq të Bashkisë Tropojë.
Akset rrugore nacionale që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë në prezencës e rënies së reshjeve të borës .
Me gjithë intensitetin e reshjeve, aktualisht të gjitha akset e tjera nacionale duke filluar nga Rruga e Kombit funksionojnë normalisht.
Me zinxhirë qarkullohet në segmente të veçantë aksi Kolsh-Q.Shllak.
Me zinxhirë aksi rrugor Ura e Zapodit-Shishtavec.
Firmat po punojnë me kapacitetet e plota për mbajtjen në gadishmëri të akseve rrugore.
Edhe akset rrugore bashkiake janë nën fenomenin prezencës së borës e rënies së gurëve e dherave.Probleme kemi në lidhjen ndërmjet lagjeve e fshatrave të bashkive të Qarkut.
Vazhdojnë të jetë e bllokuar Njësia Administrative Arrën e fshati Lojme të Bashkisë Kukës.
(E.L/Faxweb)