Territori i qarkut të Korçës, i përfshirë nga reshjet e borës ka hasur vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Aktualisht po punohet nga autoritetet për pastrimin e borës si në qytet ashtu dhe në akset nacionale.
Akset rrugore Qafë Thanë-Pogradec-Korçë- Bilisht është i kalueshëm pa zinxhirë
Akset rrugore Boboshticë- Dardhë, Voskop -Voskopojë, Zvezdë- Pustec, Korçë- Vithkuq dhe Qafë Qarr-Ersekë-Leskovik janë të kalueshme me zinxhirë.
Vijon të jetë e pakalueshme aksi që lidh Vithkuqin me fshatin Shtyllë dhe Panarit. Ku tek ky i fundit banorët kanë mbetur të izoluar që prej borës së parë.
(E.G/Faxweb.al)
Discussion about this post