Ulja e ndjeshme e temperaturave që preku edhe qarkun e Korçës, duke u shoqëruar me reshje dëbore, ka shkaktuar jo pak problematike.
Ministri Edmond Panariti inspektoi nga afër situatën në fshatin Dovran, ku vuri në dukje se ngrica ka shkaktuar katastrofë natyrore, megjithatë po punohet për t’u ardhur në ndihmë fermerëve.
“Këtu një katastrofë natyrore nga ngrica. Po bëjmë vlerësimin e shkallës së dëmit dhe do mbështesim fermerët sidomos ata që janë në rrethana kredie dhe do dëmshpërblejmë me sa mundemi. Do përpiqemi të mbulojmë kostot e prodhimit. Situatë e ngjashme dhe në Dibër. Domosdoshmëri futja e skemave të sigurimit. Siç bëmë me Elbasanin, duhet ta shtrijmë më gjerë këtë çeshtje.”, ka deklaruar Panariti.
(XH.A/SHUPLAKA)