Prej 2 orësh dhjetëra automjete kanë ngelur të bllokuar në aksin rrugor Kukës-Peshkopi me të cilin lidhen fshatrat Bushtricë dhe Ujmisht, për shkak të një rreshqitje masive të dherave nga reshjet e dendura te shiut.
Përveç rreshqitjes së dherave nga shpatet e rrugës, është çarë dhe asfalti. Sipas banorëve aty ndodhet një përrua dhe ai ka dalë nga shtrati dhe të gjitha inertet që ka grumbullua përroi kanë dalë në rrugë.
https://www.youtube.com/watch?v=LNnz0LQk8yc&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=hBaYX8XxBI4&feature=youtu.be
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post