Juglindja e vendit është përfshirë sërish gjatë pasdites nga reshje dëbore, të cilat po bien me intensitet të lartë në zonat mbi 1000 metër mbi nivelin e detit.
Fax Neës, raporton se në aksin Pogradec-QafëThanë mjetet kanë filluar të lëvizin me vështirësi, për shkak të sasisë së dëborës, që po bie.
Mjetet borë pastruese po punojnë për të mbajtur të hapur aksin nacional, por edhe segmentin që lidhet me doganën e Qafë Thanës.
Lëvizja e mjeteve në këto segmente bëhet normalisht, por parashikimi për vijimin e reshjeve, e bën të domosdoshëm pajisjen e drejtuesve të mjeteve me zinxhirë.
Lëvizja drejt fshatit turistik të Dardhës gjithashtu bëhet vetëm me zinxhirë. Zonat e tjera të rajonit juglindor, nuk janë prekur nga bora, por reshjet e shiut kanë rritur intensitetin.
(F.G/Faxweb)