Rreshjet e pandërpreara të shiut orët e fundit në qytetin e Vlorës kanë krijuar probleme në disa akse rrugore. Disa prej rrugëve kryesore të qytetit gjenden tashmë nën ujë.
Ndërkohë probleme ka pasur kryesisht në rrugën “Albano e Romina” zona pranë Kishës, Bulevardi Vlorë-Skele si dhe rruga e Cipajve.
Vlora gjithashtu ka probleme me furnizimin me energji elektrike ku më të theksuara janë në qytetin e Orikumit dhe Vlorës.
(F.GJ/FAXWEB.AL)