Normalizohet situata në të gjitha akset rrugore të qarkut të Korçës përfshi edhe Qafë-thanën.
Është dashur ndërhyrja e 6 borëpastrueseve për të mbajtur nën kontroll qafë thanën nga lini deri në prrenjas. Trashësia e borës në majën e qafës së thanës ka shkuar në 30 cm.
Policia ne bashkëpunim me firmën nënkontraktore dhe institucionin e prefektit për gjatë gjithë natës nga njëra anë nuk kanë lejuar kalimin e mjeteve të tonazhit të rrëndë dhe të papajisurat me zinxhirë edhe për të lehtesuar punën e borëpastrueseve.
Si rezultat i kësaj pune i gjithë aksi rrugor të gjitha rrugët nacionale të qarkut të korçës janë të kalueshme normalisht. Përjashtim bëjnë vetem akset në zonat e thella malore ku kalimi bëhet me zinxhire. Mëngjesin e sotëm aksi rrugor i qafë thanës e ka inspektuar drejtori i përgjithshëm te arrsh Afrim Qendro.
Po ashtu situata në Elbasan paraqitet pa probleme pas reshjeve intensive të rënda dje.
Shtabi i emergjencave civile konfirmon probleme në aksin Elbasan-Gjinar në vendin e njohur ndryshe si ai i pompave ku rruga për momentin është e bllokuar nga reshjet e dëborës.
Mesohet se borëpastrueset jane në terren dhe po punojnë për pastrimin e këtij segmenti jetik per zonën. Nga ana tjetër edhe rruga e vjetër e Gramshit ka regjistruar probleme, konkretisht ne fshatin Kacivel është regjistruar rreshkitje toke.
Ndërkohë aksi Librazhd- Stebleve sikurse një ditë më parë vijon të shfaqe probleme të paktën përgjatë 2 km. Problem konsiderohet mungesa e energjisë elektrike në disa fshatra të Elbasanit, Librazhdit dhe Prrenjasit, ku grupet e punes janë në terren. Ndërsa aksi Qafthane -Pogradec është i hapur veteëm se levizja kryhet me zinxhir.
Në Durrës nuk janë shfaqur probleme në nisjen e trageteve, dhe situate është paraqitur normale.