Reshjet nuk kanë të pushuar dhe qyteti i Shkodrës vazhdon të jetë i përmbytur ende.
Fax News raporton se pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura situata e përmbytjeve vazhdon të jetë në përkeqësim të vazhdueshëm.
Sipërfaqja totale e përmbytur ka arritur mbi 2050 Ha.
Deri në këto momente, janë mbi 560 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit:
- Fshati Mushan (kënetë dhe argjinaturë) 200 ha,
- Fshati Shirq 200 ha,
- Fshati Suka-Dajç (kënetë) 60 ha,
- Fshati Dajç (kënetë) 60 ha,
- Fshati Darragjat 40 ha.
Gazetarja e Fax News, Emi Kalaja raporton se sipas informacioneve zyrtare nga Bashkia e Shkodrës, niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme.
Kalimi bëhet i mundur me mjete të larta.
Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, bimë dekorative dhe të tjera.
Sipërfaqja e përmbytur e mbjellë me kultura bujqësore është si më poshtë:
- Foraxhere dhe jonxhe 245 Ha;
- Bime dekorative 5 ha;
- E pakultivuar 310 ha; Në lagjen Zadrimë, në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 17 familje dhe në fshatin Mushan 4 familje.
Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit afërsisht në 300 m gjatësi.
Në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon të jetë e përkeqësuar dhe paraqitet më e rënduar.
Në Obot kalimi bëhet i mundur vetëm me varka.
Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme.
Mbi 1200 ha tokë janë të përmbytura:
- Fshati Muriqan 420 ha,
- Fshati Oblikë 580 ha,
- Fshati Obot 200 ha.
Nga sipërfaqja e mësipërme, sipërfaqja e mbjellë me kultura bujqësore vlerësohet në 890 Ha , të shpërndara si më poshtë:
- Jonxhe 713 Ha
- Kultura të dyta foragjere 139 Ha
- Grurë 5 Ha
- Sera 3 Ha
- Bimë dekorative 20 Ha
- Vreshtë 1 Ha
- Ullishte 2 Ha
- Agrume 1Ha
- Tunele 1
- Pemëtore 3
- Perime 2
- E pakultivuar 310 Ha
Në njësinë administrative Ana e Malit Ujësjellsi Oblika1, si pasojë e përmbytjeve, është jashtë funksionit. Bashkia Shkodër me anë të dy mjeteve autobotë ka bërë dhe po bën furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.
Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 170 ha tokë e përmbytur e ndarë sipas fshatrave si më poshtë:
- Fshati Trush 70 ha
- Fshati Bërdicë e Madhe 50 ha
- Fshati Bërdicë e Sipërme 50 ha Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme.
Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta Jonxhe dhe foragjere 90 Ha 2, e pakultivuar 80 Ha
Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 120 Ha tokë e ndarë sipas fshatrave si më poshtë. Në fshatin Zues janë të përmbytura 70 Ha tokë nga të cilat 10 Ha ndodhen poshtë fshatit Zues dhe 60 Ha tokë e këtij fshati në fushën e Oblikës.
Edhe në zonën e Livadheve janë të përmbytura 50 ha.
Ndodhen 6 shtëpi me prezencë uji rreth tyre. Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme.
Në njësinë administrative Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore.
Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës.
Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara. Nevojat për bazë ushqimore për blegtorinë për zonat e përmbytura janë:
- Koncentrat 10 t
- Bar i thatë 10 t
Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.
Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit. Edhe pse jo kërkesë është përsëritur disa herë, akoma Bashkia Shkodër nuk ka një përgjigje zyrtare. Insistojmë në kërkesën tonë të vazhdueshme për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë tëterritorit të Bashkisë së Shkodrës pasi situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin.
Bashkia Shkodër është e angazhuar në monitorimin dhe përgjigjen ndaj nevojave emergjente të banorëve.
(F.M/Faxweb)
Discussion about this post