Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar kaos në nujë pjesë të konsiderueshme të vendit teksa po provohet se zonat në afërsi të lumenjve janë më të prekurtat.
Pamjet në videon e mëposhtme i përkasin Urës së Gjolës në Fushë-Krujë ku sipas raportimeve nga terreni për Fax News mësohet se dhjetra banorë kanë mbetur të izoluar në fshatin Derven.
Edhe në Mirditë akset rrugore në disa segmente paraqesin problem serioze në qarkullimin e mjeteve, rruga Rreshën-Bukmirë, e raportuar që dje pasdite.
Në Kukës, reshjet e shiut vijojnë me intesitet të lartë. Prefekti Zenel Kucana bën të ditur se nga reshjet e dendura të ditës së hënë nuk janë shfaqur problematika tek banorët dhe banesat e tyre sidomos në zonat malore.
Sipas tij probleme ka në disa rrugë për shkak të rëshqitjes së dhërave si në rrugën Kukës-Shishtavec, Bajram-Curr- Valbonë dhe në Lekbibaj. Në këto rrugë po bëhet pastrimi nga kompanitë mirëmbajtëse dhe nuk ka bllokim por rrezik për kalimin e mjeteve pasi reshjet vijojnë, pa energji është zona turistike e Valbonës po punohet për rikthimin e energjisë. Rajoni i Kukësit pasditen e së hënës u përfshi nga reshje të dendura të shiut që ranë pas disa muajsh thatësirë.
Nga ana tjetër kërkohet që drejtuesit e mjeteve të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjes në rrugë sidomos ato rurale ku rreziku për rëniesh gurësh dhe dherash është evident. Deri tani nuk raportohet për aksidente si pasojë e motit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)