Katër vëllezërit dhe bashkëshortja e drejtuesit të mjetit, pikërisht Shkëlqim, Besnik, Bujar, Eduart e Donika Shehu të gjithë nga Bulqiza, po udhëtonin me mjetin e tyre tip Benz, kur kanë dalë nga rruga në vendin e quajtur sektori C në Shkopet.
Mësohet se ata ishin nisur të merrnin pjesë në një varrim në Durrës. Kanë qenë drejtues të tjerë mjetësh të cilët kanë pikasur daljen e mjetit tip Benz nga rruga ku kanë njoftuar policinë. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e Matit.
Sipas kësaj të fundit, gjatë rrokullisjes së mjetit, katërt nga pesë personat kanë dalë prej tij duke u ndalur në shkurre, ndërsa njëri nga të plagosurit ka dalë nga mjati pasi ky i fundit është ndalur buzë liqenit të Shkopetit. Dy nga të plagosurit janë transportuar në spitalin e Laçit, dy të tjerë në atë të Lezhës dhe njëri nga të plagosurit i cili është më rëndë është dërguar në spitalin e traumës në Tiranë.
Paraprakisht, dyshohet që shkak i këtij aksidenti të ketë qenë humbja e kontrollit të drejtuesit të mjetit. Kalimtarët dhe drejtuesit e mjeteve thonë që rruga është shumë e rrezikshme pasi mungojnë mbrojtëset anësore, po ashtu herë pas here ka rënie të gurëve në rrugë. Numrin e lartë të aksidenteve në këtë segment rrugor e tregojnë edhe lapidaret, ku në vetëm pak metra janë vendosur tre lapidare. (J.V/Shuplaka)