Mario Baloteli është një ndër lojtarët më karagjozë që ka njohur ndonjëherë bota e futbollit. Këtë epitet sulmuesi italian e ka marrë falë përgjigjeve të tij, lojrave të shumta që ai bën apo deklaratave ironike dhe tallëse ndaj lojtarëve të tjerë.
26-vjeçari është vlerësuar nga një restorant francez duke i vendosur emrin e tij një pice.
Baloteli nënshkroi kontratën me ekipin e Nisës resotrantin“L’Auberge des Quatre Chemins” ndaj dhe pronari i tij kanë vendosur ti vendosin emrin e një pice.
Pica që mori emrin “Pizza Balotelli” përbëhet nga sallam, domate të thata, rikotë dhe kaperi. I ngjan shumë picës “Kapriçoze” dhe kushton 10.5 euro. Ndërkohë do të jetë në menu vetëm kur Nisa të fitojë ndeshjet në fushën e blertë.