21:56 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Retë e zeza që po grumbullohen mbi sistemin financiar

08:10 | 22/01/2019
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shkencërisht, heqja e pragut të TVSH-së është politikë e keqe

Nga Klodian Tomorri

Që nga vitet 2000’ sistemi financiar ka qenë pa diskutim një nga asetet më të çmuara të ekonomisë shqiptare. Programi i suksesshëm i privatizimit të ish bankave shtetërore tek grupet e njohura bankare me origjinë nga vendet e Bashkimit Europian e nxorri sistemin nga kontrolli i qeverisë, eliminoi tërësisht konfliktin e interesit, por mbi të gjitha riktheu besimin e publikut tek sistemi financiar, vetëm pak vite nga kriza e rëndë e firmave piramidale.

Këto zhvillime hapën një epokë të re në ekonominë shqiptare. Brenda pak vitesh, kredia për ekonominë u pesëfishua në raport me Prodhimin Kombëtar nga 8 për qind e PBB-së, që ishte në 40 për qind e PBB-së, ndërsa kreditë e këqija të trashëguara nga bankat shtetërore thuajse u eliminuan tërësisht.

Por veç përdorimin efiçent të kursimeve familjare në financimin e ekonomisë dhe rritjen e mirëqënies, prania e emrave të njohur të bankigut europian solli dhe një tjetër dividend të madh për ekonominë shqiptare; rritjen e besueshmërisë së saj në sytë e investitorëve të huaj. Jo rastësisht, investimet më të rëndësishme të huaja në ekonominë shqiptare, nisën të vinin menjëherë pas konsolidimit të sistemit financiar.

Por ky cikël pozitiv tashmë ka filluar të përmbyset. Në 5 vitet e fundit arkitektura e sistemit bankar ka pësuar ndryshime rrënjësore. Për shkak të krizës financiare të vitit 2008, shumë nga grupet e njohura bankare të Europës janë larguar nga Shqipëria duke lënë pas një realitet të ri, i cili e ka ekspozuar sistemin përballë konfliktit të interesit dhe riskut moral.

Shqipëria është sot një nga vendet e vetme në botë, që ka banka me prejardhje nga parajsat fiskale, e madje shumë shpejt do të jetë ndër të paktat vende ku konglomeratet e biznesit bëhen pronarë bankash. Ky është një koktejl toksik risqesh, që mund të materializojë pasoja të rënda për ekonominë.

Prania e kapitaleve offshore në sistemin bankar cënon transparencën dhe e bën atë më vulnerabël ndaj pastrimit të parave apo financimit të terrorizmit. Nga ana tjetër, blerja e bankave nga korporatat jo financiare vendase përbën një konflikt të drejtëpërdrejtë interesi. Veç cënimit të konkurrencës në treg, lidhja direkte biznes-bankë mund të inkurajojë riskun moral, duke kanalizuar depozitat e qytetarëve tek bizneset e lidhura me bankat edhe kur ato nuk garantojnë kthimin e kredisë. Ky nuk është një risk hipotetik, por evident, që ka ndodhur edhe në vende të tjera.

Në vitin 2014, oligarkët e fuqishëm në Moldavi privatizuan bankën më të madhe shtetërore. Vetëm pak ditë pas blerjes së bankës, ata kanalizuan 1 miliardë euro depozita të qytetarëve si kredi për bizneset e tyre, përmes llogarive offshore. Për pasojë vendi u zhyt në një krizë të paprecedentë financiare, çka e detyroi qeverinë moldave të marrë 1 miliardë euro hua emergjente nga Fondi Monetar ndërkombëtar për të shpëtuar sistemin financiar nga falimenti. Paratë u morën nga oligarkët, por koston e paguan qytetarët e varfër të Moldavisë.

Bankat nuk janë një biznes i zakonshëm. Kur një kompani bën investime të gabuara, ajo humbet paratë e aksionerëve të saj. Por kur një bankë bën investime të gabuara, atë që humbasin nuk janë kapitalet e pronarëve, por depozitat e qytetarëve.

Është kjo arsyeja se pse bankat mbikqyren dhe operojne në një kuadër ligjor të rregulluar fort, i cili nuk pajtohet as me banka offshore as me konfliktet evidente të interesit. Është kjo arsyeja se pse prej dy vitesh Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka bërë disa herë thirrje qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë që të licencojnë vetëm bankat që përmbushin kriteret ligjore, zotërojnë eksperiencën e nevojshme bankare dhe përjashtojnë konfliktin e interesit. Por fatkeqesisht vija e pare e mbrojtjes se sistemit tashme ka rene.

 

Pas

WhatsApp ndryshon rregullat, kufizon numrin e mesazheve që mund të dërgosh

Para

Vdes alpinistja me bikini. Ra nga shkëmbi dhe ngriu së ftohti (FOTO)

Para
Vdes alpinistja me bikini. Ra nga shkëmbi dhe ngriu së ftohti (FOTO)

Vdes alpinistja me bikini. Ra nga shkëmbi dhe ngriu së ftohti (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në parlament 30 deputetë të PS! ‘Ylli’ i kësaj fushate është famozja Sara Mile

Berisha: Këto ishin zgjedhjet më të plaçkitura në 33 vite! Rama i bleu hapur votat me vendimet e tij

Zgjedhjet e 11 majit, Noka: Administrata nuk funksionon në shërbim të qytetarëve por qeverisë! Janë dhënë mijëra euro që demokratët mos të votojnë

Zgjedhjet e 11 majit, nis mbledhja e drejtuesve te qarqeve: Zgjedhjet u vodhen nga Rama

Rama: Për 30 ditë shqiptarët dëgjuan, vlerësuan, gjykuan dhe në 11 maj, ata vendosën të na besojnë ne PS mandatin e katërt

Votat e Greqisë, PD çon në Kolegjin Zgjedhor çështjen

Vota e diasporës! Kryeson Partia Socialiste, ja votat për secilin qark

Komisionerja Kos uron Ramën: Momenti për zgjerimin e BE është real

Berisha thërret në mbledhje të jashtëzakonshme drejtuesit politik të PD

Presidenti i Brazilit ‘këshillon’ Putinin, Lula: Shko në Stamboll dhe negocio përfundimin e luftës në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.