Lëvizja e Edi Ramës me shkarkimin e katër ministrave nuk ka kaluar pa marrë vëmendje edhe nga mediat nndërkombëtare. Prestigjozja ‘’Reuters’’ duke u ndalur te këto ndryshime shkruan se qëllimi i Ramës është që të plotësojë kërkesat e opozitës që proteston tashmë prej tre javësh.
Shkrimi vijon më tej duke dhënë një panoramë të qartë të situatës në Shqipëri, për Reformën Zgjedhore dhe të tjera zhvillime.
SHKRIMI I PLOTË I REUTERS:
Kryeministri shqiptar Edi Rama tha të dielën se ai do të zëvendësojë katër ministrat e tij këtë javë, një lëvizje e cila dështuar për të kënaqur protestuesit e opozitës të cilët janë duke bërë thirrje për një qeveri teknike për të të ccuar vendin drejt zgjedhjeve të qershorit.
Protesta tre javor e Partisë Demokratike në një tendë jashtë zyrës së Ramës dhe bojkoti që ajo i ka bërë Kuvendit kanë krijuar bllokimin e ngritjes së komisioneve për vetingun. Reforma e gjyqësorit është një kusht kyç i vendosur nga BE-ja për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e vendit në BE.
Por, në fjalimin e tij javor Rama tha se masa për të zëvendësuar katër ministra nuk ishte për shkak të presionit as nga ana e partnerit të tij të koalicionit dhe as nga protestat e PD dhe opozitës.
Në vend të kësaj, “ndryshimet e qeverisë janë bërë vetëm për të lejuar menaxherët tanë zgjedhore të përqendrohen me energji të freskët në fushatën zgjedhore”, tha Rama.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi, ministri i Pushtetit Lokal Bledi Cuci dhe ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja janë njëherësh edhe koordinatorët e Partisë Socialiste në rrethe kryesore.
Rama përshëndeti ministrin Tahiri, të cilët kritikët e kanë fajësuar për zgjerimin e shpejtë të fermave të kanabisit në dy vitet e fundit. Rama e vlerësoi atë se e ktheu Policinë e Shtetit në një institucion “të besuar” për shqiptarët.
Por Partia Demokratike, e cila ka akuzuar qeverinë se po bashkëpunon me kultivuesve të kanabisit për të vjedhur zgjedhjet, tha se nuk do të mashtrohen nga “trike” të tilla në zëvendësimin e ministrave.
“Protesta jonë vazhdon dhe do të vazhdojë deri sa Rama të japë dorëheqjen, të krijohet qeveri teknike që të garantojë zgjedhjet e lira”-tha lideri i demokratëve Lulzim Basha të dielën. (E.K/SHUPLAKA)