Revista angleze “Calvaret Journal” e ka renditur shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare si një ndër dhjetë shkrimtarët që duhet të lexohen në Angli. Ai përfshihet në listën e shkrimtarëve që vijnë nga Ballkani dhe duhen lexuar.
Kadare rekomandohet konkretisht të lexohet përmes librit “Tri këngë zie për Kosovën”, duke nisur kështu nga elegjitë për Kosovën tek mitet pagane ballkanike.
Libri i Kadaresë përbëhet nga tri tregime : “Lufta e vjetër”, “Zonja e madhe” dhe “Lutje mbretërore” që bëjnë fjalë për betejën e Kosovës më 1389.
Krahas shkrimtarit shqiptar, pretendent për çmimin “Nobel” renditen edhe Dubravka Ugresic nga Kroacia, Ioana Parvulescu nga Rumania, Miroslav Penkov nga Bullgaria e Herta Muller nga Rumania. (XH.A/SHUPLAKA)