18:57 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Revista e njohur “Foreign Policy”: U prehsh në paqe Turqi, Erdogan po rrafshon vlerat e modernitetit

11:16 | 17/04/2017
në Bota, Te Gjitha
0
Revista e njohur “Foreign Policy”: U prehsh në paqe Turqi, Erdogan po rrafshon vlerat e modernitetit

Përsa i përket situatës politike në Turqi dhe daljes së rezultateve që lajmërojnë fitoren e “Pro”-ve me rezultat të ngushtë,Foreign Policy, revista amerikane e gjeopolitikës, me një analizë të Steven A. Cook, theksohet se pas këtij referendumi, Turqia që krijoi Qemal Ataturku, ka marrë fund një herë e mirë. Këtë përfundim Steven A. Cook   e jepo duke u referuar viteve nga 1921 deri në 2017. 

Cook shkruan se kur Mustafa Qemal Ataturku e krijoi një shekull më parë, “shteti i ri i quajtur Turqi, shumë ndryshe nga Perandoria Otomane, ishte strukturuar përgjatë linjave moderne. Do të administrohej prej degëve ekzekutive dhe legjislative, si dhe nga Këshilli i Ministrave, i përbërë prej përfaqësuesve të zgjedhur të parlamentit. Ai që dikur kishte qenë autoritet i Sulltanit, tashmë ishte vënë në duar të ligjvënësve, që përfaqësonin sovranitetin e popullit”.

“Në referendumin e djeshëm, e kuptojnë apo jo, kur turqit votuan “Po”, ata po regjistronin kundërvënien e tyre ndaj versionit të modernitetit, që Ataturku përfytyronte dhe përfaqësonte.” Kështu e përshkruhet  në analizën.

“Edhe pse opozita kërkon numërim në një pjesë të madhe të kutive të votimit, publiku turk duket se i ka dhënë Erdoganit dhe partisë së tij, AKP, lejë për të riorganizuar shtetin turk, dhe në ndërkohë, të rrafshojnë vlerat mbi të cilat ai u ngrit.”, theksohet më tej.

Sipas FP, kjo situatë pritet që ta destabilizojë politikën turke, edhe për shkak se kampi i atyre që votuan kundër do të vazhdojë të bëjë rezistencë, dhe kjo gjë do të shkaktojë vazhdimin e spastrimeve që kanë nisur, qysh me grushtin e dështuar të shtetit vitin e kaluar.

“Ambicia e Erdoganit ka ndihmuar për ta çuar Turqinë në këtë pikë. Por ndryshe nga karikatura e një njeriu që kërkon pushtet për hir të pushtetit, presidenti turk në fakt ka një vizion për transformimin e Turqisë në një vend që është më i begatë, më i fuqishëm, dhe më shumë mysliman, që do të thotë se vlerat konserbatore dhe fetare do i japin formë sjelljes dhe pritshmërive të turqve, teksa bëjnë përpara në jetë.

Problemi është se Erdogani është i bindur se ai është i vetmi me aftësitë politike, bindjen morale, dhe lartësinë për të kryer këtë gjë. Si pasojë, ai ka nevojë që të komandojë shtetin dhe arenën politike, në mënyra që presidentët turq, të cilët supozohet të jenë mbi palët, dhe me kompetenca të kufizuara, nuk e kanë bërë asnjëherë.

Erdogani është një autoritar, si ata që gjenden në të gjithë botën. Por ai është i frymëzuar edhe nga historia osmane, dhe ka aspekte të sundimit të tij që i bëjnë jehonë pikërisht asaj. Teksa presidenti turk mbështetet në një grup gjithnjë e më të vogël këshilltarësh, duke përfshirë anëtarët e familjes së tij, Pallati i tij i Bardhë – pallati presidencial në Ankara, ndërtuar në tokën dikur në pronësi të Ataturkut – i ngjan, jo thjesht në madhështi, pallateve të sulltanëve osmanë. Megjithatë, përpjekja e tij për të siguruar presidencën ekzekutive shkon shumë më thellë se kjo. Erdogani do të shembë republikën, për shkak se ai dhe njerëzit që ai përfaqëson, kanë vuajtur në duart e atyre që kanë udhëhequr dhe e kanë mbrojtur atë. Do të jetishte jopraktike dhe e pamundur për të ri-krijuar strukturat drejtuese të shtetit osman, por në imagjinatën turko-islamike, epoka e osmanëve nuk ishte vetëm apoteozë e kulturës dhe pushtetit turk, por një epokë tolerance dhe progresive.”, shkruhet në analizën.  (J.V/Shuplaka)

 

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1609″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

 

Etiketa: analizeForeign Policytruqia
Pas

Bushati takon homologun Holandez, ai nuk pranon të komentojë situatën politike. Shtohen fluturimet Holandë-Shqipëri

Para

Ministri i Jashtëm i Holandës i prerë për shqiptarët: Nuk jeni të mirëpritur si azilkërkues!

Para
Ministri i Jashtëm i Holandës i prerë për shqiptarët: Nuk jeni të mirëpritur si azilkërkues!

Ministri i Jashtëm i Holandës i prerë për shqiptarët: Nuk jeni të mirëpritur si azilkërkues!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 100 të vdekur në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

Sekretari i Thesarit të SHBA: Negociatat për tarifat sjellin marrëveshje rajonale

Shpërthim në Kaliforni/ Një i vdekur dhe katër të plagosur jashtë një klinike

Gjykatësi anglez, shqiptarëve të kapur në ‘shtëpi bari’: Është një histori që e dëgjoj çdo javë, ju lani borxhet ndërsa trafikatët fitojnë (EMRAT)

Tarifat doganore të Trump/ Meloni pret Vance dhe Von der Leyen: Roli i Italisë është të ndihmojë dialogun mes SHBA-së dhe BE-së

Mesazhi i Putinit për Donald Trump një ditë para telefonatës: SHBA-të duhet të respektojnë interesat e Rusisë

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.