Revista më e madhe në Europë, gjermania Spiegel shkruan se vetoja e Francës ka bllokuar nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Revista thekson se që tani drejtuesit e lartë në BE kanë nisur të flasin për një gabim historik, pasi ky refuzim mund të pasohet me një destabilitet në Ballkanin Perëndimor.
Teksa vlerëson me nota pozitive ecurinë që ka bërë Maqedonia e Veriut, revista ndaj një tjetër qëndrim për ecurinë e Shqipëris, ku thotë se ecuria e reformave ka ngecur. Spiegel vlerëson se qeverisja e Edi Ramës dyshohet se ka qendruar për 6 vite në pushtet falë lidhjeve që ka me krimin e organizuar.
‘Në rastin e Shqipërisë, refuzimi i negociatave të pranimit në BE është më i kuptueshëm. Reforma në drejtësi dhe shtetin e së drejtës ka ngecur.
Kryeministri socialist Edi Rama, në detyrë që prej vitit 2013, dyshohet se ka mbajtur partinë e tij në pushtet me ndihmën e krimit të organizuar, veçanërisht të mafias së drogës.
Vetë Rama, i njohur në Perëndim për paraqitjen e tij në atlete dhe i admiruar si artist, kultivon një stil gjithmonë e më autoritar në politikën e brendshme.
Ndarja e negociatave të pranimit- me një shtyrje për Shqipërinë dhe një fillim për Maqedoninë Veriore- do të ishte një mundësi për BE-në që të ruajë besueshmërinë e saj në rajon. Sidoqoftë, Franca rezistoi edhe kundër kësaj,’ shkruan revista.
(E.K/Faxweb.al)