23:33 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Revolta do të kalojë limitet”, deputetja Pampuri paralajmëron datën e protestave të reja në rast se..

18:08 | 24/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Revolta do të kalojë limitet”, deputetja Pampuri paralajmëron datën e protestave të reja në rast se..

“Jemi përballë një situate të cilën kryeministri nuk di më ta zgjidhë, sepse në fillim nuk donte ta zgjidhte”

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri tha në studion e Fax Neës se problemi i heqjes së të varfërve nga skema e ndihmës ekonomike është kauzë e vërtetë sepse 20 mijë familje janë tashmë të përjashtuara nga ajo skemë.

“Qeveria thotë se brenda kësaj skeme është abuzuar duke patur brenda skemës dhe mashtrues.

Disa familje në Kavajë e Rrogozhinë janë në ekstremin e varfërisë, aty ku nuk bëhet fjalë për ndihmë ekonomike po për ushqim.

Ndihma e familjeve fillon nga 2700 lekë të reja deri në 8000 lekë të reja. Një familje që merr 2700 lekë të reja nuk mund të themi që do të jetojë me atë ndihmë dhe nuk do të punojë, por nuk ka mundësi të punojë.

Nuk ka familje që do rrefuzonte të merrte 15 mijë lekë të reja në muaj në këmbim të 2700 lekëve.

Ne kemi kërkuar sistemin e pikëzimit mbi të cilin këto familje janë përjashtuar dhe nuk na është paraqitur.

Pasja e një frigoriferi, lavatriçeje apo televizori të rrënuar nuk do të thotë asgjë nëse familja nuk ka burimin e ushqimit.

Ka familje që një lakër e zienin dhe e ndanin për dy javë, kurse bukën e kishin privilegj se s’kanë miell nga heqja prej skemës ekonomike.” – tha Pampuri

“Familja e Arben Dungës në Kavajë përbëhej nga 5 persona, ndër të cilët ishin të paralizuar, të sëmurë, autikë e fëmijë të vegjël dhe pa asnjë lek, të përjashtuar nga ndihma ekonomike. Një familje tjetër ku isha nuk kishin tualet dhe ngroheshin me shkarpa që mund të gjejnë nëpër pemë dhe u kishte ardhur fatura elektrike 6000 mijë lekë të reja deri në 12000 lekë të reja. Siç e shihni, në atë zonë ka një mbifaturim të jashtëzakonshëm nga OSHEE-ja. Ka një abuzim të jashtëzakonshëm.” – vijoi ajo.

Në lidhje me atë çka Partia Demokratike do të bëjë për këtë problem, Pampuri thotë se PD ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm që do të jetë vizita e të gjithë deputetëve në çdo qark, për t’i identifikuar këto familje.

“Ne do të identifikojmë çdo familje dhe do t’ia paraqesim më 15 mars kryeministrit në mocion për debat.

Nëse kryeministri nuk do të marrë masa që t’u rikthejë ndihmën ekonomike atyre që u është hequr padrejtësisht deri në momentin që do të kenë një punë, përgjigjia ndaj tij do të jetë me një revolt qytetare.

Aty ku varfëria kalon limitet, edhe revolta i kalon limitet.” – theksoi Oriola Pampuri.

(E.L/Faxweb)

Pas

E mbani mend Armend Rexhepagiqin? Nuk keni për ta besuar si është transformuar këngëtari (FOTO)

Para

Shokon Valbona Mema! Çfarë i ka ndodhur fytyrës së këngëtares?!

Para
Shokon Valbona Mema! Çfarë i ka ndodhur fytyrës së këngëtares?!

Shokon Valbona Mema! Çfarë i ka ndodhur fytyrës së këngëtares?!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në kërkim të partnerëve tregtarë! Shqipëria përqendrohet në rajon, rrit shkëmbimet nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë. Ja e-mail i cili ka mbërritur në adresën e Presidentes Osmani

Gara për Tiranën/ Përfundon numërimi, Olta Xhaçka në Parlament! Gjylameti, Majko, Kodheli e Felaj mbeten jashtë

Erion Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”

Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

Ministri i Jashtëm kinez: Pekini respekton sovranitetin e Danimarkës në Greonland

Zjarri në shtëpinë e kryeministrit anglez, policia arreston të dyshuarin e tretë për ngjarjen

Aksident i rëndë në Itali! Kamioni përplaset me autobusin e mbushur me nxënës, vdes një mësues

Përfundon pas 2 orësh telefonata mes Donald Trump dhe Vladimir Putin/ Presidenti rus: Gati të punojmë për një Memorandum për Ukrainën përfshi armëpushimin

Franca çon kriminelët në xhungël! Burg i sigurisë së lartë në Guajanën Franceze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.