Akademiku Artan Fuga, nëpërmjet një postim në faqen e ‘Facebook-ut’, ka shkruar për shumë probleme që hasen çdo ditë në Tiranë. Fuga shkruan se bashkia e Tiranës ka dështuar, pasi nuk ka asnjë strategji për rrugët, parkingjet, veturat apo transportin.
Më tutje akademiku ka thënë se është katandisur kaq keq ky qytet, sa të vjenë për të vjellë dhe e gjitha kjo është për fajin e bashkisë.
Statusi i plotë:
“O bashkia Tirane, po a keni turp apo e hani me buke cdo mengjez? Qarkullimi per ibret ne qytet, ne hyrje, ne unaza, ne rruget kryesore. Keni deshtuar komplet. Po a keni strategji per rruget, parkinget, veturat, transportin, apo dokrra, dokrra, dokrra. Po na mbytet me stres, ndotje, kohe te humbur, gervishtje. Na vjen per te vjelle ne qytetin tone per fajin tuaj. Borxh ua kemi? Po na grrite nga leket. Deshtim total. Keni matur shpejtesine mesatare? 2 km ne ore mo ne qytet. Thirrini mo mendjes ku ta keni!”
(E.V/Faxweb.al)