08:34 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rexhep Qosja: Çfarë pëlqej dhe nuk pëlqej te Rama!

22:02 | 13/02/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rexhep Qosja: Pse u arrestua Ramush Haradinaj…do kthehet shpejt në Kosovë!

Akademiku dhe shkrimtari i njohur Rexhep Qosja shpreh përlqimet dhe rezervat që ka për kryeministrin Edi Rama. I ftuar në “Dritare me Rudinën”, në Vizion Plus, Qosja, tha se e ka mbështetur Ramën, sepse ka filluar ta reformojë Shqipërinë, që e gjeti në një stad mes autarkisë dhe anarkisë.Megjithatë ai zbuloi edhe disa gjëra që nuk i pëlqëjnë tek ai.

 “Mendoj se Edi Rama, është një politikan, shtetar dhe intelektual njëkohësisht. Ai për mua, është i rëndësishëm në radhë të parë sepse ka filluar ta reformojë Shqipërinë, ta bëjë një shtet bashkëkohor dhe ta evropianizojë. Shqipëria ishte si ishte, mes një autarkie dhe një anarkie. Edi Rama dëshiron ta reformojë Shqipërinë, ta modernizojë dhe kjo nuk është pak, por është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe Kosovën.

Megjithatë, me gjithë këtë përkrahje që unë i kam dhënë dhe i jap Edi Ramës në përpjekjet e tij për reformimin e përgjithshëm të Shqipërisë,  nuk do doja t’i shihja disa veprime dhe mendime të Edi Ramës.

Do të doja ta shihja më pak në televizion. Televizioni për një farë kohë i afirmon njerëzit, por televizioni edhe mund t’i dëmtojë, mund t’i shkatërrojë njerëzit në qoftë se e teprojnë.

Pra do masë dhe masa është formuluar në Greqinë antike prej Platonit e Aristotelit, masa është përbërës i veprës shkencore, i veprës artistike, i etikës, i sjelljes së njerëzve, i organizimit të tyre politik, shtetëror.

Do të doja që Edi Rama ta ketë këtë masë në paraqitjet e tij publike dhe të mos paraqitet në vendet e të gjithë ministrave të tij.

E treta, nuk do të doja që Kryeministri i Shqipërisë të futej në çështje fetare, Shqipëria dhe Kosova janë shtete laike, feja është e ndarë prej shtetit,  politikanët nuk duhet të merren me çështje fetare. Është ligji, është Kushtetuta, çështjet  edhe për fenë të cilat janë të rregulluara me ligj.

Tjetër, Papa Françesku është një figurë e madhe fetare, morale, etike, mund të jetë figura më e madhe në botë me ndikim etik. Unë kam shumë përkushtim për fjalët e tij, për ndikimin e tij në botë, por nuk e quaj të arsyeshme ngritjen e shtatores së Papës në një shtet laik.

Unë nuk e quaj të arsyeshme këtë dhe nuk e quaj të arsyeshme sepse, e para, Shqipëria është shtet laik dhe nuk duhet t’i japim kuptime fetare dhe e dyta, jemi popull me tri fe dhe duhet të kemi kujdes për harmoninë shumëshekullore të vazhdueshme dhe që dëshirojmë e shpresojmë të vazhdojë kështu”, tha Qosja.

Etiketa: edi ramarexhep qosja
Pas

Drejtori i RTSH-së: Do i bëjmë “dalje” politikanëve! (VIDEO)

Para

Punësimi në zyrën e BE-së në Tiranë, këshilltarja e Veliajt u rrëmben vendin tre personave të kualifikuar

Para
Punësimi në zyrën e BE-së në Tiranë, këshilltarja e Veliajt u rrëmben vendin tre personave të kualifikuar

Punësimi në zyrën e BE-së në Tiranë, këshilltarja e Veliajt u rrëmben vendin tre personave të kualifikuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.