Djali i deputetit të PS-së Rrahman Rraja kërkon lirimin në Gjykatën e Apelit, duke mos qenë dakord me qëndrimin e tij në burg.
Rexhep Rraja thotë se Xhisiela Maloku është tërhequr nga denoncimi dhe për këtë shkak ai nuk ka pse të qëndrojë më në burg. Sipas tij nuk qëndron më akuza e përndjekjes.
Rraja e ka apeluar vendimin vetëm dy javë pasi gjykata e shkallës së parë vendosi masën e sigurisë arrest me burg.
Mirela Kapo prokurorja e çështjes në fjalë vazhdon betejën për ta lënë në burg Rexhep Rrajën por ka hasur vështirësi pasi Maloku është tërhequr nga akuzat dhe i ka thënë prokurores që ska arsye pse ai të qendrojë në burg pasi është zenkë xhelozie.
Kërkesën për lirimin e Rexhep Rrajës do ta shqyrtojë gjytarja Shpresa Becaj.
(E.K/FAXWEB.AL)