Shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.
Ai tha se ka pasur kohë që ta lexojë e analizojë aktakuzën dhe se ndihet i pafajshëm.
“Po i nderuar kryetar! Kam pasur kohë mjaftueshëm që të shoh aktakuzën. Dua të deklarohem se ndihem i pafajshëm për të gjitha pikat në aktzakuzë. Unë zakonisht i deklaroj ato që i ndjej, po e përsëris për procedure, unë deklarohem i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës.”- tha Selimi.
Gjykatësi i kërkoi fjali më të qartë, pasi fjala “ndihet” nuk është e duhura për ta deklaruar pafajësinë.