Një deklaratë e dhënë nga kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi se Shqipëria rrezikohet nga tërmete si ai I 67-tës, ka shkatuar debat së fundi ku nuk kanë munguar edhe ironitë për për këtë.
Megjithatë sa shanse ka që të ndodhë një tërmet I tillë në vendin tonë. Sizmiologët deklarojnë se Që të bjerë një tërmet si ai i vitit 1967 në Shqipëri probabiliteti është 75%. Të paktën kështu deklaroi sot në një intervistë për BalkanWeb sizmologu i IGJEUM, Edmond Dushi. Ndërsa zonat më të rrezikuara janë jonat zonat adriatike dhe jonike
“Zona jonike dhe zona adriatike janë zona direkt në konfrontim ndërmjet pjesës kontinentale dhe pllakës së Adriatikut. Këto janë zona që ne i cilësojmë sizmikisht aktive me potencial të lartë. Gjithashtu është zona tërthore, Vlorë Lushnje, Elbasan dhe Dibër dhe kjo zonë jo se ka potencial shumë të lartë si zonat që përmenda më sipër, por është një zonë me një aktivitet sizmik shumë të lartë”, sqaroi sizmiologu Dushi . (B.H/Shuplaka)