Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka dhënë detaje mbi operacionin e policisë në kampin e MEK në Manzë.
Rrumbullaku u shpreh se gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe sekuestruar 96 njësi kompjuterike si dhe disa shkresa të cilat në momentin e operacionit, muxhahedinët kanë tentuar t’i djegin.
Ndërkohë shtoi se 15 efektivë kanë mbetur të lënduar si pasojë e dhunës së ushtruar nga anëtarët e MEK.
Rrumbullaku: Në orën 8 të mëngjesit, së bashku me disa drejtues policie të nivelit të lartë kemi thirrur në taim të 6 drejtuesit e kampit MEK, për 1 orë kemi bërë kontroll. Kemi gjetur mirëkuptimin e tyre në momentet e para.
Kërkuam hapje te portave respektive, bashkë me drejtuesit kemi hyrë në ambientet e territorit. Më pas ka nisur faza e kontrollit, ku për 2 orë vumë re salla servera dhe kompjutera, më pas nisi një rezistencë e tyre duke mos lejuar ekzekutimin e vendimit të gjykatës. U kalua në vetëpërmbajtje ekstreme. Nuk është përdorur dhunë ndaj tyre.
Kemi përdorur vetëm spraj individual që nuk ka sjellë asnjë pasojë për ta. 15 punonjës policie kanë mbetur të dëmtuar ndërsa nga ana e tyre kanë mbetur të dëmtuar 21 prej tyre. 15 kanë lënë qendrat shëndetësore dhe janë dërguar në qendrën e banimit. Policia ka bërë veprime totalisht të ligjshme. Në tërësinë e veprimeve të kryera nga policia në zbatim të vendimit të gjykatës janë sekuestruar në cilësinë e provës 96 njësi kompjuterike, tableta dhe materiale shkresore të cilat tentuan të asgjësohen me djegie nga anëtarët e MEK