Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend mbi rezolutën anti korrupsion ka thënë se jemi në luftë me korrupsionin prej 10 vjetësh. Rama u shpreh se draft-rezoluta është për të mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Rama: Kjo draft-rezolutë është për të mbështetur anëtarësismin e Shqipërisë në BE në vitin 2030. Kjo nismë ska të bëjë me komentet që janë bërë nga burime të ndryshme. Ne jemi në luftë me korrupsionin që prej 10 vjetësh, prandaj ka ndodhur edhe reforma në drejtësi dhe lindja e SPAK. SPAK është ilaçi i hidhur, që o e pi o vdes. Lufta e nisur 10 vjet më parë kundër korrupsionit është e vërtetë, dhe pa kthim.