Egjipti përshëndeti rezolutën e Këshillit të Sigurimit që bën thirrje për një armëpushim gjithëpërfshirës dhe të përhershëm në Gaza. Rezoluta në fjalë bënë thirrje për tërheqjen totale të Izraelit, kthimin e njerëzve të zhvendosur në shtëpitë e tyre dhe një angazhim për krijimin e dy shteteve.
Në një deklaratë të lëshuar nga Ministria e Jashtme, Egjipti ripërsëriti thirrjen e tij ndaj Izraelit që të respektojë detyrimet e tij në përputhje me dispozitat e ligjit ndërkombëtar dhe t’i japë fund luftës kundër Rripit të Gazës, si dhe vrasjeve dhe shkatërrimeve në Rripin e Gazës, duke i bërë thirrje Izraelit dhe Hamasit që të ndërmarrin “hapa seriozë” për të përfunduar këtë marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të filluar zbatimin e dispozitave të saj pa vonesë apo kushte.
Discussion about this post