18:11 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rezoluta e “llum kazanit”, Berisha sulmon Ramën, si i “përshëndeti” gazetarët kryeministri

18:22 | 15/01/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rezoluta e “llum kazanit”, Berisha sulmon Ramën, si i “përshëndeti” gazetarët kryeministri

Ish-Kryeministri Berisha ka propozuar një rezolutë në Kuvend që e ka quajtur rezoluta e “llum kazanit”. Kjo sepse siç tha Berisha Rama i ka ofenduar gazetarët duke u thënë “mirëmëngjes kazan”.

“Jam sot këtu për të denoncuar para çdo shqiptari qëndrimin banditesk, të turpshëm, skizoid të kreut të ekzekutivit shqiptar, i cili si askush tjetër në faqen e dheut, si askush tjetër në planet, kalonn para një grupi njërëzish dhe u thotë “mirëmëngjes kazan”.

Kjo fyerje kolektive, ky poshtërim kolektiv ndaj një grupi vajzash dhe djemsh, që bëjnë një detyrë, informimin e publikut përbën një ndër aktet më të pashëmbullta të paranojës, të skizës, të kulturës staliniste.

Të vërsulesh ndaj mediave të vendit me fjalën përmbledhëse “kazan”, do të thotë se ke përzgjedhur fyerjen më të rëndë se çdo përmbajtje e veçantë e kazanit, do të thotë se kafshërisht nuk kënaqesh me etiketimin me një nga përmbajtjet, por do të vërsulësh mbi ta çdo përmbajtje që ka kazani. Kam kërkuar dhe kërkoj një rezolutë, e cila do të titullohet Rezoluta e “Llum-kazanit”.

Rezoluta e Llum-kazanit duhet të dënojë para shqiptarëve dhe mbarë botës njëriun që mban postin e kreut të ekzekutivit dhe përdor fuqinë e këtij posti për një ofendim të tillë kolektiv, të cilin mund ta dëgjosh vetëm në spitalet psikiatrike nga të sëmurët më të degraduar. Një akt tjetër të shëmtuar kemi këtë javë, kur një gazetare pati kurajo dhe denoncoi vëllain e llum-kazanit, Olsi Ramën si eksponent kryesor të bandës së Xibrakës, çka kam sjellë fakte në mënyrë të përsëritur, llum-kazani i dërgon mesanxherin famëzi Gaz Demi për të kërcënuar një zonjë, një nënë, grua, vajzë, një gazetarë të lirë, dhe kur ajo me guxim hedh poshtë kërcënimet e një mafiozi, urdhëron Gëllçin e tij të zi, bashkëautor në drogë me Olsin, që ti presë asaj rrogën njëlloj sikur Shqipëria të ishte Korea e Veriut. Situata e mediave është katastrofale ndaj kërkoj të vihet në rend dite edhe rezoluta e llum-kazanit, kështu do quhet ajo rezolutë për të rivendosur në vend nderin e mediave shqiptare”, tha Berisha.

(B.H/Faxweb)

 

Etiketa: Berisha-Rama
Pas

Gruaja që drogonte fëmijët dhe i fuste në arkivole… Shumë kohë më vonë u propozua për Nobelin e Paqes

Para

Trump sërish kundër Lotarisë Amerikane: Në SHBA vetëm përmes një sistemi të bazuar mbi meritën

Para
Trump sërish kundër Lotarisë Amerikane: Në SHBA vetëm përmes një sistemi të bazuar mbi meritën

Trump sërish kundër Lotarisë Amerikane: Në SHBA vetëm përmes një sistemi të bazuar mbi meritën

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA-ja do të largohet përsëri nga UNESCO

Thethi pas operacionit, Rama poston pamje pas heqjes së objekteve të paligjshme

Ankimohet tenderi 2.5 milionë euro i FSHZH për Pallatin e Sportit në Korçë

Tre të vdekur, 15 të zhdukur pas rrëshqitjeve të dheut në Pakistan, shumë prej viktimave turistë

“Një skelet njeriu dhe një kafshe në murin e kalasë”, zbulim i rrallë në Gjirokastër

Zjarret në Përmet djegin 15 hektarë pyje dhe kullota, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Shabani i përgjigjet Lapajt: Po shpif, s’kam qëllim të të pengoj të futesh në Kuvend

Turqia dhe Libia forcojnë marrëdhëniet, kompania turke do përmirësojë 8 aeroporte në bashkëpunim me fondin libian të rindërtimit

BE miraton paketën 87.7 milionë euro për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë: Investime në energjinë e rinovueshme

Kosovë/ Afati për konstituimin e Parlamentit drejt djegies, Osmani i drejtohet Kushtetueses: Sqaro konfliktin e kompetencave

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.