Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike ka reagoar pas votimint në Parlamenti Europian të Rezolutës me të cilën I kërkon Këshllit të Europës dhe qeverive të vendeve anëtare përshpejtimin e procesit të hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Bardhi falenderon PE-në dhe shprehet se nuk duhet humbur asnjë minutë për të nisur rrugën e plotësimit të 9 kushteve të Bundestagut gjerman, lëvizje që sipas tij do të parandalonte refuzimin e radhës.
“Shqipëria është me fat që ka kaq shumë miq dhe mbështetje në rrugën e integrimit europian!
Mirënjohje për mbështetjen e sotme të Parlamentit Europian! Ky është një tjetër mesazh i qartë se Europa e konsideron Shqipërinë pjesë të saj.
Është detyra e Shqipërisë që, pa humbur asnjë minutë kohë, të plotësojë të gjitha kushtet për të mos marrë refuzimin e rradhës.
Shqipëria ka nevojë për një Qeveri të dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme, që e ka prioritet integrimin europian, që është e sinqertë me partnerët europianë dhe nuk tenton tu hedh hi syve për plotësimin e 9 kushteve dhe që punon për shqiptarët dhe Shqipërinë si gjithë Europa”, shkruan Bardhi në rrjetet sociale.
Pas debatit që zgjati deri në orët e vona të së mërkurës, Parlamenti Evropian ka miratura sot rezolutën për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
412 eurodeputetë nga 578 të pranishëm në seancë votuan në favor të rezolutës ku kërkohet hapje e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (lexo ketu)
(F.GJ/FAXWEB.AL)