Në qarqet Lezhë, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë vijon numërimi për votat e zgjedhjeve të 11 majit.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në qarkun Lezhë janë numëruar 81 qendra votimi nga 245 në total. Në këtë qark, kryeson Partia Socialiste me 9055 vota ose 44.97%, ndërsa Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 8744 vota ose 43.42%. Partitë e tjera të vogla, Koalicioni Nisma Shqipëria bëhet ka marrë 1018 vota ose 5.06%, ndërsa Partia Socialdemokrate ka marrë 614 vota ose 3.05%,
Në qarkun Shkodër, sipas të dhënave të KQZ-së janë numër 147 qendra votimi nga 405 në total. Nisur nga të dhënat zyrtare, Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 13959 vota ose 41.05%, Partia Socialiste me 12034 vota ose 35.38%, Partia Socialdemokrate 6333 vota ose 18.62%, Partia Koalicioni Euroatlantik me 540 vota ose 1.59%.
Në qarkun e Tiranës ka përfunduar numërimi në 297 qendra votimi nga 1282 në total. Referuar të dhënave të KQZ-së, në këtë qark kryeson Partia Socialiste me 43792 vota ose 47.80%, Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 32165 vota ose 35.11%, Partia Mundësia ka marrë 4527 vota ose 4.94%, si edhe Partia Socialdemokrate, e cila ka marrë 3286 vota ose 3.59%.
Në qarkun e Vlorës ka përfunduar numërimi i votave në 172 qendra votimi nga 449 QV në total. Sipas të dhënave të KQZ-së, në këtë qark kryeson Partia Socialiste me 19187 vota ose 57.56%, Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 9641 vota ose 28.92%, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 1968 vota ose 5.90 %, Partia Mundësia ka marrë 1213 vota ose 3.64%, si edhe Partia Socialdemokrate, e cila ka marrë 602 vota ose 1.81%.